Paris Hilton mbërrin në Sydney

Bota e Yjeve

Paris Hilton mbërrin në Sydney

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 15:36

Paris Hilton ka mbërritur në Sydney të Australisë me avionin e saj privat, të dekoruar në ngjyrë rozë dhe të bardhë, së bashku me bashkëshortin Carter Reum dhe dy fëmijët e tyre, Phoenix dhe London, për të kaluar disa ditë pushimi familjar.

Ylli amerikan tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj sportive dhe të relaksuar, duke zgjedhur një bluzë me kapuç në ngjyrë blu të çelët, një kapelë sportive ngjyrë të kaltër të errët dhe syze dielli të mëdha.

Por vëmendjen më të madhe e morën detajet e veçanta të avionit privat.

Image
Paris Hilton

Edhe shkallët e personalizuara në ngjyrë rozë mbanin vulën karakteristike të Parisit, me shprehjet e saj të famshme: “That's Hot”, “Loves It” dhe “Sliving”.

Këto detaje i japin avionit një identitet të veçantë, duke reflektuar stilin dhe personalitetin e njohur të Hiltonit.

Image
Paris Hilton me fëmijët e saj
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat