Këngëtarja argjentinase Martina Stoessel, e njohur si Tini, dhe futbollisti Rodrigo De Paul kanë ndarë një lajm të rëndësishëm nga jeta e tyre private.
Pas disa muajsh kërkimesh, çifti ka gjetur shtëpinë e tyre të re, vetëm tri ditë para intervistës së dhënë për revistën Futttura.
Gjatë bisedës, pranë tyre ishte edhe Fifi, qeni i racës galgo, të cilin Tini e ka shpëtuar. Në një moment, ajo u ngjit në këmbët e këngëtares dhe më pas zgjati putrën drejt De Paulit, duke kërkuar edhe vëmendjen e tij. Futbollisti iu përgjigj me përkëdhelje dhe një puthje.
Çifti foli edhe për dëshirën për të ndërtuar një jetë të përbashkët dhe për të krijuar një shtëpi që do të jetë e tyre.
“Përtej vendit ku ndodhemi, duke e kuptuar tashmë jetën dhe lidhjen që kemi ndërtuar, është sikur edhe ne vetë jemi shtëpi për njëri-tjetrin. Sot jemi më të rritur dhe ndoshta ëndërrojmë gjëra të tjera. Mundësia për të ndërtuar shtëpinë tonë është një ëndërr e madhe”, u shpreh Tini.
Në moshën 29-vjeçare, këngëtarja po shënon edhe 15-vjetorin e karrierës së saj përmes turneut Futttura, në të cilin rikthen rrugëtimin e saj artistik që nga seriali i njohur “Violetta”.