Kate Middleton merr nën patronazh spitalin e kancerit në Mançester, përpara dokumentarit “Heal”

Bota e Yjeve

Kate Middleton merr nën patronazh spitalin e kancerit në Mançester, përpara dokumentarit “Heal”

Nga: Bota sot Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 16:49
Kate Middleton gjatë vizitës në spitalin "The Christie" në qershor

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka marrë një rol të ri në mbështetje të të sëmurëve me kancer: të premten u njoftua se ajo është bërë patronë e spitalit "The Christie" në Mançester dhe e fondacionit bamirës që e mbështet atë.

Lajmi vjen pak ditë para publikimit të dokumentarit të saj "Heal", që trajton rrugëtimin e vetë Kate-s pas diagnozës me kancer.

Princesha e bëri të ditur vendimin në një postim në rrjetet sociale, të shoqëruar me një foto nga vizita e saj e mëparshme në spital. Ajo shkroi se ka parë nga afër se kujdesi i shkëlqyer shkon përtej vetë trajtimit dhe e cilësoi "The Christie" "një vend të jashtëzakonshëm", ku mbështetja e njerëzve rreth pacientit i jep shpresë e forcë në çastet më të vështira.

Image
Kate Middleton në postimin në Instagram për rolin e ri si patronë e The Christie

 

Kate e vizitoi spitalin në Withington, në periferi të Mançesterit, në qershor. Sipas People, The Christie kujdeset për më shumë se 64 mijë persona në vit dhe ishte i pari në Britani që mori akreditimin si qendër gjithëpërfshirëse e kancerit. Zyra e saj në Pallatin Kensington tha se roli i ri pasqyron interesin e saj të vjetër për mënyrën se si mirëqenia emocionale, shoqërore dhe fizike ndikon në rrugën e pacientëve.

Kate është patronë edhe e spitalit Royal Marsden në Londër, ku u trajtua vetë, së bashku me princin William.

Image
Kate Middleton takon një pacient në spitalin The Christie

Dokumentari "Heal", 30-minutësh, transmetohet të dielën, më 29 nëntor, në BBC në Britani, ndërsa në SHBA nis të hënën, më 30 nëntor, në NBC. Në një pjesë të publikuar këtë javë, Kate pranoi se pas një diagnoze të tillë është shumë e vështirë të rikthehesh te personi që ke qenë më parë, por se pikërisht aty mund të nisë ndryshimi dhe rinovimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat