Përplasen gjatë fluturimit dy aeroplanë rusë mbi Detin e Japonisë

Bota

Përplasen gjatë fluturimit dy aeroplanë rusë mbi Detin e Japonisë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 20:55
Bombarduesit po kryenin fluturime të planifikuara nga aeroporti Hurba

Dy aeroplanë bombardues rusë janë përplasur në ajër mbi Detin e Japonisë gjatë një stërvitje ushtarake.

Sipas mediave të huaja, aeroplani Sukhoi Su-34s aksidentalisht u përplasën ndërsa fluturonin mbi Ngushticën e Tartarit në Lindjen e Largët të Rusisë, duke e rrëzuar njërin prej tyre poshtë në ujë.

Dy pilotët e njërit prej aeroplanit të rrëzuar janë hedhur nga aty dhe janë gjetur në detin e akullt në kushte “të kënaqshme”, thanë burimet e mbrojtjes ruse.

Image

Ndërsa pilotët e aeroplanit tjetër ishin në gjendje të aterronin në mënyrë të sigurt, megjithëse me një motor të dëmtuar.

Bombarduesit po kryenin fluturime të planifikuara nga aeroporti Hurba i vendosur dhjetë kilometra jashtë Komsomolsk-on-Amur.

Image

Kjo nuk është hera e parë që aeroplanët Su-34 të Rusisë kanë qenë të përfshirë në një aksident.

Në qershor, 2015, një bombardues Su-34 u rrëzua pas një fluturimi rutinë të trajnimit në rajonin Voronezh të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat