Nusja britanike e ISIS-it kërkon rikthimin në Londër pasi solli në jetë një fëmijë - Bota Sot
Nusja britanike e ISIS-it kërkon rikthimin në Londër pasi solli në jetë një fëmijë

Bota

Nusja britanike e ISIS-it kërkon rikthimin në Londër pasi solli në jetë një fëmijë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 19:23
Shamima Begum

Shamima Begum, adoleshentja nga Londra e cila u largua nga Mbretëria e Bashkuar për t'u bashkuar me Shtetin Islamik në Siri ka sjellë në jetë një fëmijë, ka njoftuar familja e saj.

Avokati i tyre lëshoi një deklaratë duke thënë se Begum dhe fëmija i saj, që është djalë besohet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

19-vjeçarja tha për Sky News se në kampin me refugjatë sirianë ka shumë njerëz që e pëlqejnë.

"Nuk e dija se çfarë po bëja kur u largova," tha ajo.

Ajo tha se bëri një gabim "në një farë mënyre" duke shkuar në Siri, por shtoi: "Nuk më vjen keq, sepse më ka bërë më të fortë".

Shamima Begum u gjet javën e kaluar në kamp nga një gazetar i Times, i cili botoi një intervistë në të cilën ajo tha se ishte shtatzënë dhe donte të kthehej në Britani të Madhe për fëmijën e saj.

Ndër të tjera, shtoi se kishte pasur dy fëmijë të tjerë që humbën jetën në Siri.

Në deklaratë, avokati i familjes, Mohammed Tasnime Akunjee, tha se ata ishin "të informuar" se ajo kishte lindur fëmijën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...