UNICEF: Mbi 1.100 fëmijë u vranë në Siri më 2018 - Bota Sot
UNICEF: Mbi 1.100 fëmijë u vranë në Siri më 2018

Bota

UNICEF: Mbi 1.100 fëmijë u vranë në Siri më 2018

Më: 11 mars 2019 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Viti i kaluar ka qenë më vdekjeprurësi për fëmijët në Siri, me më shumë se 1.110 të vrarë gjatë luftimeve, ka bërë të ditur të hënën Organizata e Kombeve të Bashkuara, teksa konflikti në këtë shtet hyn në vitin e nëntë.

Agjencia e OKB-së për Fëmijë, UNICEF ka bërë të ditur se ka qenë në gjendje të verifikojë 1.106 vrasje të fëmijëve gjatë luftimeve më 2018 - shifra më e lartë vjetore e viktimave që kur shpërtheu lufta, më 2011 - por se ajo shifër ka gjasa të jetë shumë më e lartë, shkruan Reuters.

“Sot ekziston perceptimi i gabuar që konflikti në Siri është drejt përfundimit - e nuk është ashtu”, ka thënë përmes një deklarate drejtoresha ekzekutive, Henrietta Fore.

“Fëmijët në pjesë të këtij shteti mbesin po aq të rrezikuar sa kanë qenë gjatë luftës tetëvjeçare”, ka thënë ajo.

Shkaku më i madh i viktimave tek fëmijët janë pajisjet e paeksploduara, që ua kanë shkaktuar 434 vdekje dhe plagosje gjatë vitit të kaluar, UNICEF.

Lufta në Siri vlerësohet se ka lanë rreth gjysmë milioni persona të vrarë dhe ka bërë që 5.6 milionë sirianë të largohen nga shteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...