Papa Françesku i prekur thellë nga sulmi në Zelandën e Re - Bota Sot
Papa Françesku i prekur thellë nga sulmi në Zelandën e Re

Bota

Papa Françesku i prekur thellë nga sulmi në Zelandën e Re

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:57
Papa Françesku

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku shprehu pikëllim të thellë për siç tha “dhunën e palogjikshme” në Chrischurch të Zelandës së Re.

Papa u shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave në sulmet ndaj dy xhamive gjatë namazit të xhumasë.

Ai shprehu pikëllim të thellë për sulmin në të cilin humbën jetën të paktën 49 persona dhe 20 u plagosën. Papa Françesku tha se solidarizohen me të gjithë qytetarët e Zelandës së Re dhe veçanërisht me komunitetin musliman.

Policia e Zelandës së Re ka konfirmuar se në dy sulmet e armatosura ndaj xhamive të premten në Christchurch u vranë 49 persona ndërsa më shumë se 20 u plagosën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...