Rreh dhe djeg të gjallë, fëmijët 2 dhe 3 vjeç të së dashurës - Bota Sot
Rreh dhe djeg të gjallë, fëmijët 2 dhe 3 vjeç të së dashurës

Bota

Rreh dhe djeg të gjallë, fëmijët 2 dhe 3 vjeç të së dashurës

Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:41
Thomas Sullivan, Adam Thomas

Të rrahur egërsisht për muaj me radhë dhe të djegur të gjallë, nga njeriu që thoshte se donte të krijonte një familje me ta, i dashuri i nënës.

Është kjo dhuna barbare me të cilën u përballën një vëlla dhe një motër amerikane 2 dhe 3 vjeç, të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Situata më e rëndë është për më të voglin prej tyre, Thomas Sullivan.

Sipas mjekëve, i mituri ka pësuar dëme të rënda, të cilat do e lënë të paralizuar për gjithë jetën. Kur u dërgua në spital, përveç djegieve në trup, kishte mësuar edhe disa truama dhe fraktura në kokë.

“Nuk mund të komunikoj, por fatkeqësisht është i ndjeshëm ndaj dhimbjes”, thanë mjekët. Edhe motra e tij 3 vjeçe ka pësuar dëmtime të shumta në stomak dhe kocka si dhe të djegura.

Sipas hetuesve dhuna zgjaste prej kohësh dhe këtë gjë e tregojnë shenjat e dhunës në trupat e tyre, shkruan noa.al.

Për këtë dhunë të rëndë, të enjten e kaluar me burgim përjetë Adam Thomas, 28 vjeç, ish- i dashuri i nënës. Lidhur me shenjat e dhunës, ai tentoi të shfajësohej duke thënë se kishin rrëshqitur nga shkallët apo se ishin djegur në sobë.

Bashkë me të u dënua me burg përjetë edhe nëna e fëmijëve, Denise Rae Watson 26 vjeçe, e shpallur fajtore për fshehje të ngjarjeve. Kulmi arriti fundvitin e lënë pas, kur fëmijët u dërguan në spital, ndërkohë që dënimi ndaj Thomas u dha vetëm tre ditë më parë. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...