Gara për Hënën, SHBA nis përgatitjet pas misionit të dështuar izraelit - Bota Sot
Gara për Hënën, SHBA nis përgatitjet pas misionit të dështuar izraelit

Bota

Gara për Hënën, SHBA nis përgatitjet pas misionit të dështuar izraelit

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:37
Pamje nga hapsira

Gjysmë shekulli pas zbritjes së parë të amerikanëve në Hënë, sateliti i vetëm natyror i Tokës është rikthyer fuqishëm në vëmendje.

Në ligën jozyrtare të fuqive kryesore të hapësirës për pak sa nuk hyri së fundi edhe Izraeli, i cili nuk arriti megjithatë të kthehej në një nga vendet që kanë zbritur në Hënë pas SHBA, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.

Anija kozmike “Beresheet” u rrëzua për shkak të problemeve me motorin. Por, siç thonë disa vëzhgues tentativa izraelite tregon se ekzistencën e një gare tjetër.

SHBA kërkon tani të bëjë sërish një zbritje në Hënë, dhe kërkon ta bëjë sa më shpejt.

Zëvendës presidenti Mike Pence i ka dhënë si detyrë autoriteteve amerikane të hapësirës, NASA, që brenda pesë vjetëve të dërgojnë sërish amerikanë në Hënë.

“Nëse NASA nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë qeveria amerikane do të ngarkojë me këtë detyrë sipërmarrjet private”, paralajmëroi Pence.

Ai tha se SHBA ndodhet në garë që në vitet gjashtëdhjetë, por nuk sqaroi se me kë.

Ramon Lugo, drejtor i Institutit Hapësinor të Floridës (FSI) nga Universiteti i Orlandos, mendon se zëvendës presidenti kishte parasysh jo rivalitetin me Rusinë, por atë mes SHBA-së dhe Kinës.

Eksperti thotë se është e qartë se Kina ka një program për Hënën, në anën tjetër të së cilës arriti të dërgonte me sukses në muajin janar një anije kozmike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...