Turqia përgjysmon taksat e vendosura në disa produkte amerikane - Bota Sot
Turqia përgjysmon taksat e vendosura në disa produkte amerikane

Bota

Turqia përgjysmon taksat e vendosura në disa produkte amerikane

Më: 23 maj 2019 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Turqia ka vendosur që në mënyrë reciproke të ul përgjysmë taksat e vendosura mbi 22 produkte me origjinë nga SHBA-të, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i këtillë është marrë pas njoftimit të SHBA-ve se ka ulur me 25 dhe 50 për qind taksat për import të hekurit dhe çelikut.

“Me vendimin e fundit, taksat e vendosura mbi produketet e lartpërmendura amerikane, do të ulen mbi 520 milionë dollarë në mbi 260 milionë “, shkroi në Twitter, ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan.

Lista e produkteve përfshin orizin, pijet alkoolike, produktet kozmetike dhe disa automjete.

Pekcan tha se Turqia vazhdon të punojë drejt zhdukjes së të gjitha pengesave mbi tregtinë dypalëshe, si dhe drejtë arritjes së targetit të vëllimit të tregtisë dypalëshe.

Kujtojmë se në shkurt, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti amerikan Donald Trump, vendosën një objektiv prej 75 miliardë dollarë në tregtinë dypalëshe.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...