Ekuadori dërgon 2.400 ushtarë dhe policë për ta mbyllur një minierë ari

Bota

Ekuadori dërgon 2.400 ushtarë dhe policë për ta mbyllur një minierë ari

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 11:47
Foto

Qeveria ekuadoriane ka dërguar rreth 2.400 ushtarë dhe policë për ta mbyllur një minierë të madhe ilegale të arit të cilën po e kontrollojnë grupet kriminale të armatosura deri në dhëmb.

Ministrja e brendshme e Ekuadorit Maria Paola Romo ka thënë se serioziteti i problemit ka bërë këtë bastisje të domosdoshme. Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno të hënën ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë rajon.

Xehëtarët e pavarur kanë arritur në një numër shumë të madh në rajonin e minierave Buenos Aires prejse atje është zbuluar ari në vitin 2017. Së shpejti atje u paraqitën edhe kriminelët për ta marrë kontrollin, ndërsa policia pretendon se është shënuar një numër i madh krimeve, prej zhvatjes, nëpër vrasje deri në tregti me qenie njerëzore.

Në rajonin e minierave tani jetojnë dhjetra mijëra njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat