Zhytësit ndihmuan krijesën ujore, iu afrua që t’ia largonin një grep nga syri - Bota Sot
Zhytësit ndihmuan krijesën ujore, iu afrua që t’ia largonin një grep nga syri

Bota

Zhytësit ndihmuan krijesën ujore, iu afrua që t’ia largonin një grep nga syri

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:36
Zhytës

Krijesa ujore e ka njohur njërin nga anëtarët e grupit të zhytësve, që ndodheshin në një bregdet të Australisë dhe i është afruar për të kërkuar ndihmë.

Jake Wilton është fotografi nënujor dhe shoqëruesi i zhytësve, që kapi momentin e rrallë, kur njëri prej tyre iu afrua gjallesës për t’i hequr nga syri grepin që i ishte kapur.

“Afrohej gjithnjë e më shumë dhe mbante krahët hapur, sikur donte të thoshte se i duhet ndihmë dhe nuk do të sulmojë” ka thënë Wilton.

Mësohet se kjo është një rraxhë rreth 30 vjeçare, që gjithmonë ka qenë e afërt me njerëzit, për dallim nga gjallesat e njëjta, që nuk janë aq miqësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...