Bisedimet tregtare SHBA-Kinë

Bota

Bisedimet tregtare SHBA-Kinë

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 17:59
Bisedimet tregtare SHBA-Kinë

Raundi i ri i bisedimeve tregtare midis SHBA dhe negociatorëve kinezë përfundoi të mërkurën në Shanghai me një marrëveshje për t'u takuar përsëri në shtator në Uashington.

Shtëpia e Bardhë i quajti bisedimet "konstruktive" dhe tha se "transferimi i detyruar i teknologjisë, të drejtat e pronësisë intelektuale, shërbimet, barrierat jo tarifore dhe bujqësia" ishin ndër temat që u biseduan.

"Pala kineze konfirmoi angazhimin e saj për të rritur blerjet e eksporteve bujqësore amerikane," tha Shtëpia e Bardhë. Në deklaratë thuhej gjithashtu tha se ShBA pret që "negociatat për një marrëveshje tregtare të detyrueshme për t’u zbatuar të vazhdojnë në Uashington në fillim të shtatorit".

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, njoftoi se bisedimet ishin "të sinqerta, shumë efikase dhe konstruktive" dhe se negociatorët diskutuan "mbi çështjen e blerjes nga Kina të më shumë produkteve bujqësore amerikane"./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat