SHBA beson se rusët testuan raketa hipersonike - Bota Sot
SHBA beson se rusët testuan raketa hipersonike

Bota

SHBA beson se rusët testuan raketa hipersonike

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:50
Vladimir Putin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se shpërthimi i fundit në Rusi, kur pesë shkencëtarë u vranë, ishte i lidhur me programin e raketave hipersonike.

Kështu tha sot një zyrtar i administratës së presidentit Donald Trump, raporton Reuters.

Agjencia bërthamore e Rusisë Rosatom raportoi më herët se incidenti ndodhi gjatë testimit të raketave në një platformë në det të hapur kur karburanti i raketës u ndez, duke shkaktuar shpërthimin.

Zyrtari amerikan që deshi të mbetet anonim, tha se Uashingtoni nuk ishte gati të pohojë nëse bëhej fjalë për një shpërthim bërthamor, por beson se aty janë përfshirë elemente radioaktive.

Shpërthimi, argumenton ai, mund të jetë një hap potencialisht i rëndësishëm prapa për programin rus, megjithëse është e paqartë nëse është shkaktuar nga  dështimi i lansimit.

Përpjekjet e Rusisë për të zhvilluar raketa hipersonike vënë në dyshim vazhdimin edhe për pesë vjet të tjera të Marrëveshje bërthamore Fillimi i Ri, e cila skadon në vitin 2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...