Për herë të parë pritet konfrontim sy më sy mes Trumpit dhe ministrit të jashtëm iranian

Bota

Për herë të parë pritet konfrontim sy më sy mes Trumpit dhe ministrit të jashtëm iranian

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 17:02
Trump

Mediat ndërkombëtare po raportojnë se ministri i punëve të jashtme i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka shkuar për në qytetin Biarritz, në pjesën jug-perëndimore të Francës, ku liderët e G7’ës janë takuar.

Mediat ndërkombëtare i referohen lajmeve që vinë nga televizioni shtetëror iranian.

Fluturimi është kapur edhe nga uebfaqja flightradar24.com, e cila tregon se një aeroplan i qeverisë iraniane ka ateruar në aeroportin e Biarritzit, i cili ka qenë i mbyllur për shkak të samitit i cili do të zgjasë nga e shtuna deri të hënën.

Televizioni iranian citon ministrin e jashtëm Zarif të ketë thënë se nuk do të mbajë bisedime me presidentin e SHBA’ve, Donald Trump, por prania e tij në këtë samit lë dyshime se mund të ketë një takim mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat