Autobusi ngec në binarë, përplaset nga treni – humb jetën shoferi dhe lëndohen nëntë pasagjerë

Bota

Autobusi ngec në binarë, përplaset nga treni – humb jetën shoferi dhe lëndohen nëntë pasagjerë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 21:56
Foto

Ky është momenti rrëqethës kur shoferi i autobusit që kishte ngecur në binarë, humb jetën dhe nëntë pasagjerë lëndohen, pasi goditen nga treni.

Sipas dëshmitarë okularë shoferi kishte injoruar sinjalet paralajmëruar duke kaluar binarët, edhe pse ndalohej me shenja të komunikacionit në një qytet në Kazakistan.

Por, ky veprim i kushtoi shtrenjtë shoferit që mbeti i vdekur në vend dhe nëntë pasagjerë pësojnë lëndime trupore. E sipas mediave lokale brenda autobusit ishin 57 pasagjerë, të cilët dolën nga dera e pasme të cilën shoferi ua hapi kur e kuptoi se nuk po mund të lëvizin.

Videoja amatore shfaq momentin e përplasjes ku nga fuqia e madhe e goditjes e tërheq zvarrë për shumë metra autobusin. Treni kishte goditur pikërisht pjesën e përparme, ku si pasojë shoferi ka mbetur i vdekur në vend. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat