Katari detyrohet që të vendosë kondicionerë edhe jashtë qytetit nga nxehtësia

Bota

Katari detyrohet që të vendosë kondicionerë edhe jashtë qytetit nga nxehtësia

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 00:58
Katari

Një ndër vendet me temperaturat më të larta në botë është duke instaluar kondicioner ajri jashtë dhe po ngjyros trotuaret e rrugëve me të kaltër, në një përpjekje për t’i mbajtur rrugët më të freskëta.

Temperaturët përgjatë verës në Katar arrijnë temperaturën maksimale prej 46 gradë Celcius. Si rezultat, vendi është detyruar ta zhvendosë datën e Kupës së Botës më 2022-ën përgjatë dimrit.

Ftohësit gjigant tani janë duke u vendosur nëpër bodrume dhe në qendra tregtare, në mënyrë që temperaturat të jenë të përballueshme për qytetarët.

Në Doha, kryeqytetin e vendit, Autoritetet e Punëve Publike kanë pikturuar rrugën Abdullah Bin Jassim me ngjyrë të kaltër, me qëllim që të reduktojnë temperaturën e asfaltit për 15-20 gradë Celcius.

Rrugët blu ndihmojnë në uljen e temperaturës, pasi rrugët me ngjyra të errëta thithin nxehtësinë në diell më shumë sesa ato më të çela.

Po ashtu, Katari po planifikon të instalojë kondicionerë ajri edhe nëpër stadiume në të cilat do të mbahet Kupa e Botës më 2022-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat