Hakmarrja filloi: Si do të ishte lufta mes Amerikës dhe Iranit – një shkatërrim total

Bota

Hakmarrja filloi: Si do të ishte lufta mes Amerikës dhe Iranit – një shkatërrim total

Më: 8 janar 2020 Në ora: 10:01
Ilustrim

Vrasja e gjeneralit Kasem Suleimani, një nga njerëzit më të fuqishëm të Iranit, i përmendur vazhdimisht si udhëheqësi i ardhshëm i vendit, është një përshkallëzim dramatik i një situate tashmë të rrezikshme në Lindjen e Mesme dhe mund të çojë në një valë të paparë të dhunës nga Gjiri në brigjet e Mesdheut.

Gjatë natës së mbrëmshme Irani filloi “hakmarrjen” duke sulmuar tri baza ajrore amerikane në Irak.

Amerika, pohoi se Suleimani planifikoi të sulmonte diplomatët amerikanë dhe shërbimet e tjera amerikane në Irak dhe tërë rajonin atje.

Charles Lister, një analist kryesor i politikës iraniane në rajon, thotë se ky sulm është i një rëndësie strategjike, por edhe gjithçka që mund të pasojë më tutje, madje edhe përtej vrasjeve të Osama bin Ladenit dhe Abu Bakr al-Bagdadi, themeluesit të Shtetit Islamik.

“Për muaj të tërë, Amerika dhe Irani po luajnë lojën e rrezikshme dhe ky është një hap i madh drejt përshkallëzimit të marrëdhënieve”, tha ai për CNN.

Strategjia amerikane sigurisht do të përfshijë përdorimin e forcave të saj superiore ajrore dhe detare për të mposhtur Iranin, dhe Trump më parë ka sugjeruar që ai nuk do të përdorë forcat tokësore. Ushtria amerikane do të bombardonte anijet iraniane, të gjithë aeroplanët me bazë tokësore, armatimet, bazat bërthamore, bazat e stërvitjes ushtarake dhe do të nisnin një seri sulmesh kibernetike në pjesën më të madhe të infrastrukturës ushtarake të Iranit, raporton Vox.

Qëllimi do të ishte degradimi i ushtrisë iraniane që në ditët e para të konfliktit, për ta bërë Teheranin ta ketë më të vështirë t’u rezistojë sulmeve amerikane. Kjo, natyrisht, nuk do të ishte e mjaftueshme për të fituar, dhe as Irani nuk do të deklaronte menjëherë kapitullimin, thotë Michael Hana, një ekspert i Lindjes së Mesme. Sulmet ajrore me siguri do të linin të vdekur qindra civilë iranianë, gjë që vetëm sa do të intensifikojë më tej urrejtjen e shoqërisë iraniane ndaj Amerikës dhe do të rrisë besnikërinë e tyre ndaj regjimit iranian, pavarësisht qëndrimit të tmerrshëm të regjimit ndaj njerëzve të tij në dekadat e fundit. Ekspertët paralajmërojnë se pushtimi i Iranit është shumë i rrezikshëm, pasi çdo përpjekje për të pushtuar Iranin do të vihet re shumë shpejt dhe nuk ka vend për disa surpriza. Për më tepër, Irani ka tre herë më shumë njerëz sot sesa Iraku në 2003, kur filloi lufta. Për më tepër, Irani është tre herë më i madh se Iraku, dhe gjeografia është në anën iraniane. Një sulm nga pala afgane do të thoshte të kalosh dy shkretëtira dhe një sulm nga perëndimi mund të krijonte probleme për Turqinë, përndryshe aleati i NATO-s.

Amerikanët mund të sulmojnë Iranin ashtu si Sadam Huseini i sulmoi ata gjatë luftës Iran-Irak, përmes rrugëve ujore në kufirin jugperëndimor. Por nuk është aq e lehtë, sepse është një zonë që Irani shumë lehtë mund ta mbrojë. Kështu që nuk është çudi që në vitin 2011, ekspertët ushtarakë e shpallën Iranin një “kështjellë të pathyeshme”. Nëse Trump vendos të pushtojë, sipas Vox, atij do t’i duheshin 1.6 milion trupa për të pushtuar kryeqytetin dhe shtetin, një shifër që tejkalon kapacitetet që SHBA ka aktualisht ka në bazat e tij ushtarake në rajon. Për krahasim, Amerika nuk ka pasur kurrë më shumë se 180,000 trupa në Irak. Plus, ka çmimin e jetës njerëzore. Lufta midis dy vendeve do të rezultojë në qindra mijëra viktima, dhe nëse pushtimi përfshinte përmbysjen e dhunshme të regjimit iranian, konflikti gjithashtu mund të linte miliona të vdekur.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian me siguri do të deklarohet kundër luftës midis dy vendeve, e cila mund të çojë në një valë tjetër të madhe migrantësh drejt kontinentit evropian, i cili tashmë është nën presionin e rëndë të refugjatëve nga kriza Siriane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat