Trump: SHBA-ja nuk do të tërheq sanksionet ekonomike ndaj Iranit në këmbim të negociatave

Bota

Trump: SHBA-ja nuk do të tërheq sanksionet ekonomike ndaj Iranit në këmbim të negociatave

Më: 26 janar 2020 Në ora: 14:41
Donald Trump

Shtetet e Bashkuara nuk do të tërheqin sanksionet ekonomike ndaj Iranit në këmbim të negociatave.

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti amerikan Donald Trump përmes një shkrimi në Twitter.

“Ministri i Jashtëm iranian tha se do të negocionin me Shtetet e Bashkuara, por fillimisht duhet të hiqen sanksionet [ekonomike]. Jo faleminderit”, tha Trump.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, iu është përgjigjur të dielën presidentit Trump, ku tha se Irani është ende i hapur për bisedime nëse Amerika tërhiqet nga sanksionet.

“Donald Trump është më mirë të fokusojë komentet për politikën e jashtme në fakte sesa në titujt e @FoxNews dhe përkthyesit e tij të gjuhës Farsi”, tha Zarif.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë ngritur edhe më shumë pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, mirëpo tensionet kanë filluar të ngritën nga viti 2018, kur Trump u tërhoq nga pakti bërthamor i fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet ndaj eksporteve të Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat