Presidenti i Iranit kërkon pjesëmarrje të madhe në zgjedhje

Bota

Presidenti i Iranit kërkon pjesëmarrje të madhe në zgjedhje

Më: 28 janar 2020 Në ora: 13:00
Hassan Rouhani

Presidenti iranian Hassan Rouhani bëri thirrje të martën për një pjesëmarrje masive në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm, të cilat duken të jenë sfiduese për qeverinë e koalicionit, shkruan AFP.

"Shpresojmë që të gjithë njerëzit tanë të dalin në votime dhe të marrin pjesë sepse këto zgjedhje do të sjellin pasoja për politikën tonë rajonale dhe ndërkombëtare", si dhe në Iran, tha ai.

Rouhani, një konservator i moderuar, bëri thirrje gjatë një fjalimi televiziv për të shënuar inagurimin e projekteve të kanalizimeve të ujit pranë Teheranit.

Aleanca e të moderuarve dhe reformatorëve që e shtynë Rouhanin në pushtet në vitin 2013 është duke u përpjekur për të shmangur humbjen e shumicës së saj në zgjedhjet e 21 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat