Presidenti i Brazilit: Injoroni rekomandimet e OBSH-së, po i bën të masturbojnë fëmijët nën moshën 4-vjeç

Bota

Presidenti i Brazilit: Injoroni rekomandimet e OBSH-së, po i bën të masturbojnë fëmijët nën moshën 4-vjeç

Më: 30 prill 2020 Në ora: 19:02
Jair Bolsonaro

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro deklaroi në llogarinë e tij në Facebook se nuk pranon të ndjekë direktivat për distancimin shoqëror nga Organizata Botërore e Shëndetit, sepse promovon ‘masturbimin’ tek fëmijët nën katër vjeç.

Në një postim në Facebook, i cili është hequr më pas nga profili i tij, Bolsonaro citoi një udhëzues të paqartë në lidhje me edukimin seksual për të vënë në dyshim autoritetin e OBSH-së për koronavirusin, shkruan Daily Mail.

Bolsonaro, 65 vjeç, u ankua në internet në lidhje me rekomandimet e supozuara të OBSH-ve, duke thënë që po promovojnë që “fëmijët nën moshën 4-vjeç të prekin trupin e tyre”.

Ai përdori këtë dhe referenca të tjera duke thënë se organizata globale nuk është në gjendje ta drejtojë situatën e pandemisë koronavirus.

Bolsonaro ka kritikuar vazhdimisht distancimin social dhe masat e izolimit, të caktuara nga OBSH si një mjet efektiv për të kufizuar transmetimin e sëmundjes Covid-19.

I pari i Brazilit në fakt po citonte një udhëzues të vitit 2010 nga Qendra Federale e Edukimit Shëndetësor në krahun evropian të OBSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat