Pothuajse 90 për qind e të mbijetuarve të COVID-19, vazhdojnë të kenë simptoma dy muaj pasi janë diagnostifikuar me coronavirus - Bota Sot
Pothuajse 90 për qind e të mbijetuarve të COVID-19, vazhdojnë të kenë simptoma dy muaj pasi janë diagnostifikuar me coronavirus

Bota

Pothuajse 90 për qind e të mbijetuarve të COVID-19, vazhdojnë të kenë simptoma dy muaj pasi janë diagnostifikuar me coronavirus

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Pothuajse 90 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 ende kanë simptoma, përfshirë lodhje edhe pse kanë kaluar dy muaj që kur ata për herë të parë janë sëmurë, thuhet në një studim të ri, shkruan Daily Mail.

Hulumtuesit italianë kanë gjurmuar 143 persona që ishin hospitalizuar me këtë sëmundje, por që për fat të mirë kanë arritur të shërohen.

Vetëm 12.6 për qind janë shëruar plotësisht nga çfarëdo simptome e COVID-19, 60 ditë pasi për herë parë ishin ndjerë keq.

Ankesat e tyre më të zakonshme janë lodhja, frymëmarrja e shkurtuar apo dhimbjet në nyje – që të gjitha këto janë raportuar gjatë betejës së tyre me këtë sëmundje.

Studimi tregon se pothuajse 10 për qind e pacientëve që kanë humbur ndjenjën e tyre të shijes ose erës gjatë COVID-19, nuk mund ta rikthejnë atë brenda një muaji.

Mijëra të mbijetuar kanë folur për efektet anësorë afatgjate të COVID-19, nga frika se sëmundja mund t’ju shkaktojë dëme.

Dr Angelo Carfi nga Dondazione Policlinico Universitario Agostino Gemeli në Romë, ka udhëhequr këtë studim të realizuar së fundmi.

Pacientët janë testuar dy muaj pas ditës së tyre të parë kur shfaqën simptomat e COVID-19 dhe ishin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat