Shkon në mbi 20 milionë numri i rasteve të koronavirusit në nivel botëror

Bota

Shkon në mbi 20 milionë numri i rasteve të koronavirusit në nivel botëror

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 09:22
Foto Ilustrim

Gati pesë muaj pas shpalljes së pandemisë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, numri i personave të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën shkoi në mbi 20 milionë.

Pavarësisht shifrës shqetësuese, drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje që të mos ketë dëshpërim, duke thënë se nëse virusi mund të shtypet në mënyrë efektive, shoqëritë mund të rihapen në mënyrë të sigurt.

Numri i rasteve të koronavirusit në botë shkoi në një milion në fillim të prillit. Më 22 maj, kjo shifër shkoi në pesë milionë. Numri u dyfishua në dhjetë milionë në fund të qershorit dhe shtatë javë më vonë, shifra arriti në 20 milionë, shkruan The Guardian.

Drejtori i OBSh-së tha se ka shpresë për përmirësim, duke dhënë shembuj të shteteve që me sukses e kanë parandaluar përhapjen e koronavirusit, me ç’rast i përmendi Zelandën e Re dhe Ruandën.

“Porosia ime është e qartë si kristali. Shtypeni, shtypeni, shtypeni virusin. Nëse e shtypim virusin në mënyrë efektive, mund t’i rihapim shoqëritë në mënyrë të sigurt”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara, Brazili, India, Rusia dhe Afrika Jugore janë pesë shtetet me më së shumti persona të infektuar me koronavirus në listën botërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat