Lideri opozitar rus në gjendje të rëndë

Bota

Lideri opozitar rus në gjendje të rëndë

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 06:49
Alexei Navalny

Mjekët që kurojnë aktivistin e opozitës ruse Alexei Navalny thonë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ekipi i aktivistit thotë se ai u helmua me çaj. Kremlini u përpoq fillimisht ta ndalonte transportimin e tij në Gjermani, por për kryeopozitarin ndërhynë kancelarja Merkel e presidenti Macron.

Kreu i sëmurë i opozitës ruse Alexei Navalny mbërriti në një spital të Berlinit për t’u mjekuar. Ai ndodhet në koma pasi piu atë që mbështetësit e tij dyshojnë se ishte një çaj i helmuar dhe akuzojnë autoritetet se u përpoqën ta fshehin krimin.

Mjekët në Siberi këmbëngulën se Navalny është shumë i sëmurë dhe nuk mund të fluturojë, por më pas thanë se gjendja e tij është e qëndrueshme. Gjatë fluturimit ai u shoqërua nga bashkëshortja e tij Yulia. Avioni sanitar i paguar nga organizata joqeveritare Cinema for Peace mbërriti në Berlin dhe më pasi Navalny u dërgua në spitalin Charité.

Themeluesi i organizatës “Cinema for Peace”, aktivisti Jaka Bizilj, u tha gazetarëve se gjendja e Navalnyt është “shumë e rëndë”, transmeton oranews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat