Trashëgimtarja e Guinness vdes në ‘aksident makabër’ në pishinën e shtëpisë milionere

Bota

Trashëgimtarja e Guinness vdes në ‘aksident makabër’ në pishinën e shtëpisë milionere

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 18:03
Honor Uloth

Trashëgimtarja e familjes që prodhon birrën Guinness, Honor Uloth ka vdekur pas një aksidenti të frikshëm në shtëpinë 4 milionë euro të familjes së saj, thanë dje hetuesit.

Bija 19-vjeçare e Rupert Uloth dhe Lady Louisa Jane Guinness u gjet pa ndjenja në fund të pishinës gjatë një feste familjare kësaj vere.

Kësaj jave vdekja e zonjushës Uloth u përkufizua si ‘aksident’ nga mjekët ligjorë.

Duke folur për dhimbjen e tyre familja tha: “Kemi humbur një bijë e një motër që solli dritë e gëzim në jetët tona”.

Në dokumente tregohej sesi Uloth – e cila studionte histori arti në universitetin Oxford Brookes – u gjet në pishinë nga vëllai i saj 15-vjeçar Rufus, i cili u zhyt për ta ndihmuar.

Ajo kishte pësuar dëmtime në tru dhe një shpatull të thyer, teksa u shpall e vdekur në spital gjashtë ditë më vonë.
Pasuria aktuale e familjes së vjetër të distilimit të pijeve Guinness, llogaritet mbi 1 miliardë euro.

Më 31 korrik, katër familje ishin mbledhur në kopshtin e vilës me pamje nga porti i Chichester, në Sussex të Anglisë.

Në kopshtin e ‘barbeque-s’ ishin të shpërndara enë akulli me shishe vere, si dhe birrë dhe pije jo-alkoolike. Ambjentet rrethuese përshinin vatrën e zjarrit, një fushe tenisi, një pishinë të madhe dhe një vaskë banje të nxehtë ngjitur me të.

Zonjusha Uloth nuk kishte konsumuar alkool dhe po bënte banjë të nxehtë me dy shoqe të saj, kur rreth orës 23.00 vendosi të notonte në pishinë.

Mjeku ligjor Geoff Charnock tha: “Në total ishin 19 njerëz prezentë në festë, nga katër familje. Gjatë mbrëmjes kishte muzikë dhe të gjithë po shijonin motin e ngrohtë. Zy zonjusha të reja ishin në banjën e nxehtë dhe nuk e panë se ku shkoi Honor. Pak më vonë vëllai i saj e kishte parë atë në fund të pishinës. Ai dha alarmin dhe njerëzit tentuan ta shpëtonin. Viktimës iu bë frymëmarrje artificiale dhe një ambulancë u thirr”.

Charnock shtoi: “Policia po kryen hetimet por asnjë nuk ka parë çfarë i ndodhi Honor apo si ajo përfundoi në fund të pishinës”.

Uloth ishte më e madhja e tre fëmijëve të zotit Uloth, 56 vjeç, biri i Benjamin Guinness – themeluesit të distilerisë në 1986 dhe drejtues i saj deri në vdekjen e tij në 1992.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat