Shpatat gjëmojnë në Lindjen e Mesme

Bota

Shpatat gjëmojnë në Lindjen e Mesme

Nga: Sherif Ramabaja Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Imazhe / ZUMA Wire

Programi anglez i televizionit shtetëror iranian raportoi për vrasjen e fizikanit kryesor bërthamor, për të cilin Irani fajëson Izraelin.

Linjat e ashpra iraniane duan hakmarrje për vrasjen e studiuesit bërthamor Fakhrizadeh. Por hakmarrja gjithashtu mbart rreziqe: Mund të provokojë Izraelin në kundërsulm dhe të rrezikojë rinegociatat me SHBA mbi marrëveshjen bërthamore.

Skuadra e vrasësve goditi në mes të ditës: disa prej vrasësve u hodhën nga një makinë e parkuar, të tjerët u erdhën në ndihmë me motorë. Tre plumba goditën studiuesin kryesor bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh, i cili ra i gjakosur nga makina në tokë. Mjekët në një spital në Teheran nuk ishin më në gjendje të shpëtonin shkencëtarin, i cili njihet si "babai i programit bërthamor iranian".

Disa javë para përfundimit të mandatit të Presidentit të SHBA Donald Trump në detyrë, situata në Lindjen e Mesme është e tensionuar. Me vrasjen e Fakhrizadeh, konflikti midis Iranit dhe kundërshtarëve të tij, kërcënon të përkeqësohet. Mullahët fajësojnë Izraelin për vdekjen e tij. 59-vjeçari ishte së fundmi, shef i departamentit të kërkimit dhe inovacionit teknologjik në Ministrinë iraniane të Mbrojtjes. Linjat e ashpra tani po bëjnë thirrje për hakmarrje, por Irani mund të paguajë një çmim të lartë për këtë.

“Nuk ka gjasa që Teherani të reagojë ushtarakisht në një periudhë afatshkurtër, por kjo nuk do të thotë që atentati do të mbetet pa përgjigje," tha Shlomo Yariv, një ish këshilltar kundër terrorizmit, në Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit. "Shumë veprime të sabotimit në programin bërthamor iranian, dëmtuan imazhin e regjimit.”

Kur udhëheqësi ushtarak Ghassem Soleimani, i cili nderohet nga shumë bashkatdhetarë, u eliminua nga një sulm me dron amerikan në fillim të këtij viti, Irani sulmoi bazat e SHBA në Irakun perëndimor, me raketa balistike. Sidoqoftë, sipas Yariv, domethënia e këtij sulmi duhet të vlerësohet më lartë, sesa vrasja e fizikantit atomik. Edhe nëse ai do të kishte lidhje me Ajatollahët. "Irani do të hetojë sfondin e vrasjes me shumë kujdes", thotë eksperti i sigurisë. "Ju e dini që dimensioni politik i këtij atentati, është diçka që Izraeli po synon gjithashtu: të përshkallëzojë tensionet para fundit të epokës Trump, për të tërhequr Iranin dhe SHBA në një konflikt tepër serioz. Kjo do të mbyllte rrugën për diplomaci dhe i vështirësojnë administratës tjetër të SHBA mundësinë e bisedimeve".

Izraeli bën "luftë midis luftërave"

Izraeli është i përgatitur për kërcënimet iraniane. Masat e sigurisë janë rritur gjithashtu për institucionet hebraike dhe izraelite jashtë vendit. Ndërsa qarqet e inteligjencës besojnë se shpërthimi i një lufte nuk ka gjasa, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në kufirin verior të vendit, janë të përgatitura për çdo skenar. Izraeli është veçanërisht aktiv në Lartësitë e Golanit, ku Irani po përpiqet të vendoset ushtarakisht në anën Siriane, në mënyrë që të hapë një front tjetër kundër shtetit hebre. Për ta parandaluar këtë, Izraeli ka zhvilluar një "luftë midis luftërave" për më shumë se një dekadë. Qëllimi kryesor i veprimeve të tyre kryesisht të fshehta ushtarake, është të dobësojnë Iranin dhe përfaqësuesit e tij përmes sulmeve të shënjestruara. Bilanci parandalues ​​duhet të ruhet.

"Pavarësisht kërcënimeve iraniane, ne vazhdojmë të ndjekim detyrat dhe qëllimet tona," thotë kapiteni Ronen Eckstein nga Komanda e Veriut. "Ne do të vazhdojmë të marrim veprime vendimtare kundër zgjerimit ushtarak të Iranit në Siri dhe jemi të përgatitur, për çdo lloj agresioni". Në "Vijën Blu" që ndan Izraelin dhe Libanin, IDF ka qenë në gatishmëri të lartë që nga vera e kaluar. Pasi një sulm ajror izraelit në Siri vrau një anëtar të Hezbollahut, ka gjithashtu përgatitje, për një sulm të mundshëm nga milicia e mbështetur nga Irani.

"Teherani e di që çdo agresion kundër nesh, çon në një kundërsulm," shpjegon oficeri. "Një përgjigje në formën e një incidenti të vijës kufitar apo edhe një lëshimi rakete në pozicionet e IDF, mund të rrezikojë infrastrukturën e tyre terroriste." Sidoqoftë, sipas burimeve të IDF, Hezbollah aktualisht nuk po kërkon luftë dhe kohët e fundit deklaroi se, hakmarrja ishte në duart e Teheranit.

Libani ndodhet në gjendje të mjerueshme

Edhe nëse Hezbollah, si krah i zgjatur i Iranit, mund të godasë ndonjë vend në Izrael me 150,000 raketa të tij, ata e dinë për situatën e vështirë në Liban. Ky shtet është në prag të kolapsit, për shkak të kaosit ekonomik dhe politik, Covid-19 dhe dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i madh në portin e Beirutit.

Pavarësisht zhurmës së shpatave në Gjirin Persik dhe thirrjeve për hakmarrje, nuk është ende e qartë në çfarë mase, vrasja e fizikantit bërthamor do të ndikojë në programin bërthamor iranian. Sulmet ndaj shkencëtarëve të shumtë dhe sulmet kibernetike ndaj objektit bërthamor në Natanz, vetëm që i kthyen ambiciet bërthamore të mullahëve për një kohë të shkurtër. Vrasja e Fakhrizadeh mund të godasë Iranin më fort. Sipas shërbimit sekret izraelit Mossad, fizikanti thuhet se ka qenë përgjegjës për projektin "Amad", një projekt i fshehtë kërkimor aktual në Iran, që synon zhvillimin e një koke bërthamore funksionale.

"Sulmi përball Teheranin me kërkesa nga vijat e ashpra për hakmarrje, ose mundësinë e provimit të një fillimi të ri me Presidentin e zgjedhur të SHBA Joseph Biden," tha gazetari Ron Ben-Yishai kohët e fundit në televizionin izraelit. Biden kishte njoftuar se do të rifillonte marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila Presidenti në largim Trump u tërhoq në 2018. "Një sulm iranian me fatalitet në Izrael, do ta detyronte Biden të mbështeste sanksionet gjymtuese të paraardhësit të tij kundër Teheranit," analizoi eksperti ushtarak.

Një sulm kibernetik është gjithashtu i mundshëm

Sipas korrespodentit të luftës, një reagim nga Irani mund të ndodhë përmes infrastrukturës së tij terroriste, që është ndërtuar në të gjithë botën. Nga ky këndvështrim, shteti i Zotit mund të sulmonte institucionet izraelite dhe hebraike, të ngjashme me sulmin ndaj ndërtesës së komunitetit hebre dhe ambasadës izraelite në Argjentinë në vitet 1990. Sipas Ben-Yishai, një sulm kibernetik kundër infrastrukturës ujore të Izraelit është gjithashtu i mundshëm. "Nëse një agresion iranian do të ndodhte brenda Lindjes së Mesme, ai do të kryhej nga një përfaqësues i Iranit, nga një prej shteteve të kontrolluara prej tij.

Irani do të marrë vendime të llogaritura, veçanërisht në javët e ardhshme, pasi ndryshimi është në pritje në Shtëpinë e Bardhë. "Brenda Iranit, ekstremistët po përfitojnë politikisht nga vrasja," thotë Shlomo Yariv. "Çdo konflikt me Izraelin forcon argumentet e tyre kundër negociatave me aleatët e tij në Perëndim, sepse ata mund t'i shtyjnë ato deri pas zgjedhjeve iraniane në verë." Sidoqoftë, vlerëson eksperti i sigurisë, "një sulm hakmarrës nga Teherani, veçanërisht nëse pretendon viktima, mund të nxis Trumpin, të sulmojë vendet bërthamore të Iranit dhe të shkatërrojë planet e tyre më të mëdha strategjike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat