OBSH: Javën e kaluar më shumë se 4.6 milionë raste të reja me COVID në botë – shifra më e madhe nga fillimi i pandemisë

Bota

OBSH: Javën e kaluar më shumë se 4.6 milionë raste të reja me COVID në botë – shifra më e madhe nga fillimi i pandemisë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 08:49
Ilustrim

Më shumë se 4.6 milionë raste të infeksioneve me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në botë, që është shifra më e madhe nga fillimi i pandemisë, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas të dhënave të kësaj organizate, nga 14 deri më 20 dhjetor në botë janë regjistruar 4.612.790 raste të reja të infeksionit me coronavirus, kurse 79.001 tjerë kanë humbur jetën.

Shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut – me më shumë se 2.3 milionë të infektuar.

Në të njëjtën kohë, në Evropë ka pasur më së shumti raste të vdekjes gjatë javës së kaluar – me më shumë se 36 mijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat