Etna shpërthen sërish/ Lumenj llave dhe re hiri, mbyllet aeroporti i Katanias

Bota

Etna shpërthen sërish/ Lumenj llave dhe re hiri, mbyllet aeroporti i Katanias

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Etna ka shpërthyer sërish duke regjistruar një aktivitet të fortë shpërthyes në kraterin juglindor dhe ka lëshuar tashmë një re hiri që po përhapet drejt jugut.

Nga ky krater ka rrjedhë llave që ka shkaktuar edhe një numër fenomenesh shqetësues si shatërvanë llave, një re gjigande hiri mbi mal dhe rënien e shkëmbinjve vullkanikë që kanë mbërritur deri në Katania. Kollona e tymit është e dukshme nga një distancë deri në 100 km larg.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ka sinjalizuar emetimin e llavës gjatë faqes perëndimore të luginës së Bove-s. Aeroporti Ndërkombëtar i Katanias pezulloi aktivitetin për shkak të emergjencës nga hiri vullkanik. Kolona e tymit dhe hirit që del nga krateri juglindor, ngrihet për më shumë se një kilometër lartësi dhe errësira nuk lejon garantimin e sigurisë së fluturimeve.

Sipas teknikëve dhe kërkuesve të observatorit të Etnas, që të hënën vullkani po mbahej nën mbikqyrje për shkak të intensifikimit të aktivitetit shpërthyes. Shpërthimi i të martës ka ndodhur në lartësi dhe nuk ka cënuar shtëpi dhe njerëz. Sipas ekspertëve, ka disa dëmtime sipërfaqësore në vrimën e kraterit që teknikët po tentojnë ti vlerësojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat