Aeroplani që i mori flakë motori ishte inspektuar për herë të fundit para 4 vjetësh

Bota

Aeroplani që i mori flakë motori ishte inspektuar për herë të fundit para 4 vjetësh

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:22
Aeroplani që i mori flakë motori

Një pjesë e jashtme e motorit të djathtë të një aeroplani që mori flakë gjatë fluturimit kishte të çara të vogla, thanë hetuesit e Bordit Kombëtar të Sigurisë në Transport në ShBA.

Për më tepër, aeroplani i përfshirë në incidentin e frikshëm ishte inspektuar për herë të fundit para më shumë se katër vjetësh, shkruan Fox News.

Aeroplani i tipit Boeing 777 bëri ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit më 20 shkurt pasi në njërin motor të tij shpërtheu zjarri pak minuta pas ngritjes në qiell. Fatmirësisht, asnjë pasagjer nuk u lëndua.

Pjesa me të çara në aeroplan ishte përdorur në atë gjendje në 2.979 fluturime që nga inspektimi i fundit më 2016, bënë të ditur autoritetet e aviacionit. Inspektimi i radhës ishte planfikuar kur aeroplani të bënte 6.500 fluturime.

Hetuesit besojnë se tehu i dëmtuar i njërit motor i hoqi një pjesë tehut tjetër, duke bërë thirrje që aeroplanët të inspektohen më shpesh ose pas çdo 1.000 fluturimeve. Administrata Federale e Aviacionit dha urdhër që secilit aeroplan t’i inspektohen tehet e motorëve para fluturimit.

Një nga udhëtarët që ndodhej në aeroplanin e përfshirë pjesërisht nga flaka, David Delucia, deklaroi: “Kur ndodhi në fillim, mendova se mbaruam. Mendova se do të binim poshtë”, duke shtuar se shpejt e futi kuletën në xhep, duke menduar se do ta identifikonin më lehtë, nëse nuk do të mbijetonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat