Arrestohet në këtë shtet krahu i djathtë i Al-Bagdadit

Bota

Arrestohet në këtë shtet krahu i djathtë i Al-Bagdadit

Më: 2 maj 2021 Në ora: 23:40
Arrestohet në këtë shtet krahu i djathtë i Al-Bagdadit

Në Stamboll u arrestua një përfaqësues i lartë i Shtetit Islamik (ISIS)  i njohur si ish-“krahu e djathtë” i drejtuesit të kalifatit Abu Bakr al-Baghdadi, i cili u ekzekutua në tetor të 2019.

I arrestuari është me origjinë afgane.

Abu Bakr al-Baghdadi  u vra në vitin 2019, në një bastisje të forcave speciale amerikane, me ndihmën e luftëtarëve kurdë në provincën Idlib në Sirinë veriperëndimore.

Sipas mediave turke, i arrestuari kishte ndihmuar al-Bagdadin të fshihej në Idlib. Ai kishte shkuar në Stamboll me një pasaportë false.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat