Macron dhe Sisi bëjnë thirrje për një fund të shpejtë të armiqësive Izrael-Gaza

Bota

Macron dhe Sisi bëjnë thirrje për një fund të shpejtë të armiqësive Izrael-Gaza

Më: 17 maj 2021 Në ora: 22:52
Emmanuel Macron dhe Abdel Fattah al-Sisi

Franca dhe Egjipti të hënën bënë thirrje për një fund të shpejtë të luftimeve në Izrael dhe Gaza ndërsa dhuna që ka vrarë më shumë se 200 njerëz hyri në javën e saj të dytë, shkruan France24.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ranë dakord në Paris se ishte "absolutisht e nevojshme" për t'i dhënë fund luftimeve, tha zyra e Macron, duke shtuar se ai kishte rinovuar mbështetjen e tij për përpjekjet e Egjiptit për ndërmjetësim në konflikt.

Të dy burrat "ndajnë një shqetësim të thellë për përshkallëzimin e vazhdueshëm të dhunës dhe shprehin keqardhje për shumë viktima civile", sipas presidencës franceze.

Ata gjithashtu ranë dakord të vazhdojnë bashkërendimin e përpjekjeve të tyre drejt "një armëpushimi të shpejtë" për të shmangur një zgjerim të konfliktit, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat