Mbahen zgjedhjet në Venezuelë, votohet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve

Bota

Mbahen zgjedhjet në Venezuelë, votohet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 21:59
Foto

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka votuar të dielën në zgjedhjet lokale të vendit, derisa miliona votues në të gjithë kombin e Amerikës së Jugut janë duke e vënë në provë sistemin zgjedhor.

Ky proces zgjedhor ishte monitoruar nga 130 vëzhgues të huaj, shumica e tyre janë nga Bashkimi Evropian, kjo ishte një kërkesë e kamotshme e kundërshtarëve të Maduros që të ketë vëzhgues e të huaj.

Kjo është hera e parë në katër vjet kur të gjitha partitë janë duke marrë pjesë në zgjedhje, vendim që erdhi pasi negociatat mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë janë pezulluar.

Më shumë se 21 milionë venezuelas kanë të drejtë për të votuar, mbi 10 mijë njerëz janë në garë, duke përfshirë 23 pozita për guvernatorë dhe 335 poste për kryebashkiakë.

Maduro nuk është në garë, mandati i tij përfundim në vitin 2025, shkruan AP.

Është e hera e parë pas 15 vjetësh kur BE-ja ka dërguar vëzhgues për zgjedhje në Venezuelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat