OBSH shqetësohet për “katastrofë humanitare” në Ukrainë

Bota

OBSH shqetësohet për “katastrofë humanitare” në Ukrainë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 10:39
Një grua e mërzitur pas shkatërrimit të banesës së saj në Kiev.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim për emergjencë të mundshme shëndetësore në Ukrainë, pas pushtimit rus.

Ndërkohë që konflikti përhapet në Ukrainë, Zyra për Evropën e OBSH-së përsërit shqetësimet më të thella për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë civilëve që preken nga kriza në këtë shtet dhe ndoshta edhe më tej”, ka thënë Zyra për Evropën e OBSH-së, duke shtuar se përshkallëzimi i situatës mund të rezultojë me katastrofë humanitare.

Çfarëdo përshkallëzimi mund të rezultojë me katastrofë humanitare në Evropë, duke përfshirë edhe viktimat, por edhe dëme në sistemet veçse të brishta shëndetësore”, ka thënë mes tjerash ky institucion.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke punuar afër me partnerë të Kombeve të Bashkuara për t’u përgjigjur ndaj krizës shëndetësore të nxitur nga konflikti, duke mbrojtur stafin tonë dhe duke zvogëluar pengesat për dërgimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore”, është thënë në deklaratë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Për t’u njoftuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat