E gjithë bota po dënon agresionin e shtetit të tij, shikojeni reagimin e ambasadorit rus në OKB

Bota

E gjithë bota po dënon agresionin e shtetit të tij, shikojeni reagimin e ambasadorit rus në OKB

Nga: A.ZH Më: 5 prill 2022 Në ora: 19:07
Gjatë takimit reagon ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzya. Fotografia: Andrew Kelly/Reuters

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, është duke mbajtur mbledhje në lidhje me krimet e tmerrshme të Rusisë në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se “lufta ka çuar në humbje të pakuptimta jetësh, shkatërrime masive në qendrat urbane dhe shkatërrim të infrastrukturës civile.

"Nuk do t'i harroj kurrë imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në Bucha dhe menjëherë kërkova një hetim të pavarur për të garantuar përgjegjësi efektive”, ka thënë Guterres, përcjell Bota sot.

Krimet ruse i ka dënuar edhe Izraeli, i cili për herë të parë ka akuzuar drejtpërdrejtë Rusinë për krime lufte.

"Imazhet dhe dëshmitë nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse kryen krime lufte kundër një popullsie civile të pambrojtur. Unë i dënoj fuqishëm këto krime lufte”, ka thënë ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid.

E mediat ndërkombëtare kanë publikuar reagimin e ambasadorit rus në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzya, gjatë mbledhjes ku shtetet po dënojnë ashpër agresionin e shtetit të tij. Ai është parë i tensionuar gjatë mbledhjes./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat