​SHBA planifikon të kthejë ambasadën në Kiev deri në fund të majit

Bota

​SHBA planifikon të kthejë ambasadën në Kiev deri në fund të majit

Më: 2 maj 2022 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Ambasadorja amerikane në Ukrainë tha se ambasada shpreson të kthehet në Kiev deri në fund të këtij muaji.

"Ne dëgjojmë ekspertët e sigurisë dhe kur ata të na thonë se mund të kthehemi, ne do të kthehemi," tha Kristina Kvien.

SHBA njoftoi në shkurt se do të mbyllë ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas dhe do ta zhvendosë përkohësisht në Lviv, një qytet në perëndim të vendit.

Javën e kaluar, ambasadorja e Britanisë në Ukrainë, Melinda Simmons, tha se ishte "e kënaqur" me mendimin për t'u kthyer në Kiev, pavarësisht kërcënimeve ruse ndaj diplomatëve në qytet.

Ajo mbërriti në Kiev të premten vonë, pasi u njoftua se Britania do të rihapte ambasadën e saj në shenjë mbështetjeje për Ukrainën gjatë pushtimit rus, shkruan Sky News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat