Ukraina pretendon se kontrollon gjysmën e Severodonetsk

Bota

Ukraina pretendon se kontrollon gjysmën e Severodonetsk

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 23:27
Ukrainë

Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, thotë se ka “lajme të mira” nga qyteti i Severodonetsk, i cili ka qenë nën bombardimet ruse për javë të tëra.

Në një postim në kanalin e tij Telegram, Hayday thotë: “Forcat tona të Armatosura kanë pastruar gjysmën e qytetit. Gjysma e qytetit kontrollohet nga  mbrojtësit tanë”.

Javën e kaluar, Hayday tha se forcat ruse kishin nën kontroll  rreth 80% të Severodonetsk, por që atëherë forcat ukrainase kanë rrëmbyer pjesë të qytetit në luftime në rrugë .

Ndërkohë Rusia goditi sot Kievin me raketa lundrimi të lëshuara nga Deti Kaspik.

Në këtë sulm të parë në kryeqytetin ukrainas në javë, u godit një objekt riparimi hekurudhor, njoftuan forcat e armatosura të Ukrainës dhe kreu i hekurudhave të vendit.

Të paktën një person u dërgua në spital, megjithëse nuk u raportua asnjë vdekje, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko.

Mbrojtja kundërajrore e Ukrainës rrëzoi një raketë ruse rreth orës 18:00, njoftuan forcat e armatosura..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat