Pesë të vrarë pas bombardimeve në Kharkiv

Bota

Pesë të vrarë pas bombardimeve në Kharkiv

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2022 Në ora: 21:19
Ukrainë

Më herët sot ne raportuam se një grua 21-vjeçare dhe një grua 57-vjeçare kishin vdekur pas granatimeve në rajonin Kharkiv, në verilindje të Ukrainës.

Tani, ka dalë në pah se sulmi vrau pesë persona dhe plagosi 22, përfshirë pesë fëmijë, përcjell Bota sot.

"Të gjithë ata janë civilë të Kharkiv, të cilët po ecnin në rrugë, në kënde lojërash," tha Oleh Synehubov, guvernatori i rajonit të Kharkiv, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat