Punëtori i ndërtimit lufton për jetën teksa qëndron i varur në vinç

Bota

Punëtori i ndërtimit lufton për jetën teksa qëndron i varur në vinç

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 20:51
Pamje nga video

Një video e rëndë është bërë publike, e cila tregon një punonjës ndërtimi i cili qëndron i varur në një vinç, në një lartësi prej qindra metrash.

Sipas “The Sun”, Video është xhiruar në kryeqytetin e Kandasë, Toronto nga kolegët e punëtorit, i cili shihet duke bërtitur, ndërsa qëndron i varur më ajër.

Vinçi fillon të ulet dhe punëtorët nisin të frikësohen se mos punëtori rrëzohet, ose më keq, përfundon i shtypur dhe bërtasin “Ndalo”.

Video nuk e tregon nëse punëtori arrti të zbriste, por burime nga vendngjarja thanë se ai tashmë është i sigurt.

Gjithçka mund të jetë shkaktuar aksidentalisht dhe fatmirësish ka përfunduar pa të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat