​Polonia jep detaje mbi llojin e raketave ruse që shpërthyen brenda territorit të saj

Evropë

​Polonia jep detaje mbi llojin e raketave ruse që shpërthyen brenda territorit të saj

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 21:39
Fotoilustrim

Prokuroria shtetërore e Polonisë, pas analizave të mbetjeve, ka bërë të ditur sot, se tri raketat që shpërthyen në territorin polak, ishin prodhuar në tremujorin e katërt të këtij viti në fabrikën e armëve Dubna, rreth 140 kilometra në jug të Moskës.

Tri raketat ruse që ranë në Poloni ishin të tipit Ch-101, bënë të ditur hetuesit në platformën X, raporton KP.

Sipas qeverisë polake, raketat ruse hynë në hapësirën ajrore polake pardje dhe u përplasën në juglindje të vendit, i cili është anëtar i BE-së dhe NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes në Varshavë fillimisht supozoi se bëhej fjalë për dy raketa lundruese dhe një mjet ajror pa pilot. Në këto incidente nuk pati të lënduar.

Prokuroria shtetërore njoftoi tani se hetimet kanë përfunduar në fshatin Nowy Lipowiec, i cili ndodhet rreth 60 kilometra nga kufiri polak me Ukrainën, si dhe në qytetin Rudnik nad Sanem, 92 kilometra larg kufirit.

Hetimet vazhdojnë ende në vendndodhjen e tretë të përplasjes, në qytetin Molodycz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat