LIVE: “Tmerri” i Putinit merr pozicionin e rëndësishëm në Ukrainë; nga Rusia lëshohet paralajmërimi i frikshëm

Bota

LIVE: “Tmerri” i Putinit merr pozicionin e rëndësishëm në Ukrainë; nga Rusia lëshohet paralajmërimi i frikshëm

Nga: Bota sot Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 06:35 Përditësuar në ora: 14:08 më 07.02.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

“Tmerri” i Putinit merr pozicionin e rëndësishëm në Ukrainë, Moska është përpjekur ta vrasë mbi 10 herë

Media ukrainase Ukrainska Pravda e cila ndodhet me bazë në Kiev njoftoi pak para kohësh për disa ndryshime serioze në qeverinë ukrainase ku theksoi se kryesisht dikasteri që do të preket më shumë nga këto ndryshime do të jetë pikërisht Ministria e Mbrojtjes dhe  ministri aktual i Mbrojtjes Oleksi Reznikov do të largohet. Dhe pikërisht parashikimi i saj doli faktik pasi ministri Reznikov u shkarkua nga detyra. Të dhënat rreth largimit të tij nuk janë plotësisht të qarta. 

Së pari, ministrit ukrainas të mbrojtjes pas shkarkimit nga detyra nuk i është afruar një post i ri.  Reznikov i tha portalit të Kievit Fakty News se as presidenti  Zelensky dhe as kryeministri Denis Šmihalnuk i ofruan atij një pozicion të ri në qeveri. David Arahamija, një zyrtar i lartë i partisë në pushtet Shërbëtori i Popullit të Zelenskyt, tha se për shkak të lidhjeve të tij të mira ushtarako me NATO-n, ai ishte gjithmonë përfaqësuesi i Ukrainës në takimet e armëve në Ramstein.

Skandali i korrupsionit

Edhe pse ministri vetë dëshiron ta paraqesë largimin e tij si rotacion normal i personelit, nuk mund të mos lidhet largimi i tij me skandalin e korrupsionit që u përfshi ministria e tij. Bashkëpunëtoret e tij të ngushtë  zëvendësi Vyacheslav Sapovalov dhe Bogdan Khmeljnicki  u shkarkuan dhe u arrestuan gjithashtu pas bërjes publike të aferave korruptive.

Shefi i Zyrës për Politikë Ushtarako-Teknike, OleksandrLijev, i cili madje u akuzua nga disa media të Kievit se kishte nënshtetësi ruse, gjithashtu  u shkarkua. Por vetëm pak ditë më mbrapa u përgënjeshtrua ky lajm dhe disa media kërkuan falje publike. Reznikov i mbrojti ata duke thën ëse ishte bërë një gabim gjatë hartimi të teksti të kontratës, por kjo nuk e shpëtoi atë. Pas kësaj, disa portale ukrainase nënshkruan një peticion për shkarkimin e Reznikov.

Përveç kësaj, u spekulua se Reznikov do të merrte Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht në samitit të fundit BE-Ukrainë ku u tha se duhet të punohet për sundimin e ligjit, deoligarkizimin dhe luftën kundër korrupsionit. Vetë Reznikov deklaroi në konferencën e tij të fundit për shtyp në rolin e ministrit të Mbrojtjes se askush nuk mund të ulet përgjithmonë në një kolltuk. 

E zëvendëson armiku i Putinit

Ai do të zëvendësohet nga Kirilo Budanov, ish-kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake (GUR), i cili, siç thonë ata, e dinte saktë orën kur filloi agresioni rus kundër Ukrainës dhe konsiderohet si një nga oficerët më të talentuar të inteligjencës ushtarake. Ai njihet gjithashtu si armiku i Putinit pasi ky i fundit do kokën e këtij njeriut.

Washington Post njoftoi se Budanov respektohet si i vetmi person që  së bashku me shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike  paralajmëroi për planet e Putinit muaj më parë, Siç shkruante më parë Jutarnjilist, ngritja e shpejtë e Budanov si një nga gjeneralët më të rinj në historinë e Ukrainës u përshpejtua në gusht 2016, kur një nënkolonel i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) u vra në Krime dhe operativët ukrainas ishin pas atij atentati. Kur ishte  vetëm 34 vjeç, në vitin 2020, ai u emërua kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës Ukrainase (GUR).

Sipas disa informacioneve, të paktën dhjetë herë kanë tentuar t'i bëjnë atentat por në të gjitha rastet kanë rezultuar të pasuksesshëm dhe të dështuar pasi Budanov është shëndosh e mirë dhe i gatshëm t’i shërbeje vendit të tij. Kujtojmë se Putin kërkon kokën e Kirill Budanov, pasi sipas pretendimeve të FSB-së ruse, ai është drejtpërdrejt përgjegjës për shpërthimet në urën e Krimesë që shkatërruan praktikisht këtë objekt që lidh Rusinë dhe Krimenë.

Supozohet se shërbimi rus e lidhi Budanovin me këtë incident për shkak të deklaratave të tij të mëparshme në të cilat ai la të kuptohet se presidenti rus Vladimir Putin mund të tradhtohej nga rusët. Ishte Budanov ai që u shpreh në fillim të pushtimi se një skenar i tillë ishte shumë i mundshëm. Ai gjithashtu ka bërë shpesh pretendime se kreu i Kremlinit po planifikon një grusht shteti për të zëvendësuar Putinin. Gjatë një interviste, ai tha se sipas njohurive të tij, rusët po zemërohen gjithnjë e më shumë për shkak të humbjeve në front dhe se kjo përfundimisht do t’i kushtojë Putinit karrigen e tij.

‘Shpërthen’ Medvedev, kërcënon Ukrainën me sulme bërthamore

Ish-Presidenti rus Dimitry Medvedev, ka deklruar se Moska do t’i përgjigjet çdo sulmi ukrainas në Krime.

Sipas një raporti të publikuar në “Newsweek”, aleati kryesor i presidentit aktual të Rusisë Vladimir Putin, ka lënë të kuptohet se Moska mund të përdorë parandalimin bërthamor nëse Ukraina përpiqet të rimarrë kontrollin e Krimesë.

Komentet e Medvedev vijnë në një kohë kur Rusia, pavarësisht nga madhësia e forcave të saj të armatosura, po përballet me probleme të rëndësishme ushtarake në Ukrainë.

Kur Putini nisi pushtimin më 24 shkurt të 2022, ai synonte një fitore të shpejtë. Por rezistenca më e fortë se sa pritej nga Ukraina, e mbështetur nga ndihma ushtarake perëndimore, pengoi suksesin e shpejtë ushtarak të planifikuar të Kremlinit.

Përballë mundësisë që Krimea mund të bëhet gjithashtu një skenë luftimesh, Medvedev, duke folur me gazetaren Nadana Friedrichson, paralajmëroi se një përpjekje e Ukrainës për të rimarrë gadishullin do të kishte pasoja shkatërruese.

“Në këtë rast nuk do të ketë negociata, por vetëm hakmarrje”, tha Medvedev. “E gjithë Ukraina, duke përfshirë atë që është ende nën kontrollin e Kievit, do të digjet”, deklaroi ai.

Shefi i OKB-së: perspektiva për paqen në Ukrainë vazhdon të shuhet

Luftimet vazhdojnë në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, me qytetin Bakhmut dhe qytezat fqinje Soledar dhe Vuhledar në epiqendër të përplasjeve.

“Betejat për rajonin po shtohen”, tha Guvernatori i rajonit Donetsk, Pavlo Kyrylenko gjatë një fjalimi televiziv, duke shtuar se “rusët janë duke futur njësi të reja në betejë dhe po zhdukin qytetet dhe fshatrat tona”.

Rritja e pranisë së forcave ruse që nga fundi i janarit përgjatë kufirit ukrainas dhe në veçanti përgjatë kufirit lindor dhe verilindor janë gjithashtu tregues të një ofensive të mundshme ruse në shkallë të gjerë, përpara përvjetorit të sulmit rus më 24 shkurt, thanë të hënën zyrtarët ukrainas.

Zëdhënësi i shërbimit ukrainas të zbulimit Vadym Skibitsky parashikoi se Rusia ka gjasa të hidhet në ofensivë në Donbas dhe ndoshta edhe në rajonin Zaporizhia. Ai shtoi se Rusia ndoshta do të mobilizojë edhe 300 mijë deri në 500 mijë forca shtesë, krahas 300 mijë personave të rekrutuar në vjeshtë.

Sfidat për Ukrainën u shtuan edhe nga njoftimet se mund të ketë ndryshime politike brenda qeverisë ukrainase dhe një zëvendësim të mundshëm të Ministrit të Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi të hënën për mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm në konfliktin Rusi-Ukrainë dhe se bota mund të jetë duke lëvizur drejt një “lufte më të gjerë”.

“Perspektiva për paqen vazhdon të fashitet. Shanset për përshkallëzim të mëtejshëm dhe gjakderdhje vazhdojnë të rriten”, u tha ai diplomatëve në Nju Jork. “Nuk kam frikë se bota po hyn pa e ditur në një luftë më të gjerë. Kam frikë se po e bën këtë me sytë plotësisht të hapur”.

Ndërsa Ukraina vazhdon të jetë në pritje të armatimeve të reja nga Perëndimi për të luftuar forcat ruse, Zvicra është pranë thyerjes së një tradite shumë-shekullore të neutralitetit, ndërsa ndjenjat në mbështetje të Ukrainës përshkojnë sektorët publikë dhe politikë, si dhe ushtrojnë presion ndaj qeverisë që t’i japë fund ndalimit të eksportit të armëve zviceriane.

Sipas kushteve të neutralitetit të Zvicrës, që kanë filluar që nga viti 1815 dhe janë sanksionuar me traktat në vitin 1907, Zvicra nuk furnizon me armë direkt apo indirekt palët e angazhuara në luftë.

Ligjvënësit janë të ndarë për këtë çështje.

“Duam të jemi neutralë, por jemi pjesë e botës perëndimore”, tha Thierry Burkart, drejtues i partisë së qendrës së djathtë FDP, i cili i ka paraqitur një kërkesë qeverisë për të lejuar ri-eksportimin drejt vendeve me vlera të ngjashme demokratike me Zvicrën.

Kryeministri i Norvegjisë propozoi të hënën një paketë ndihmash për Ukrainën me vlerë 7.3 miliardë dollarë.

Gazeta “The Financial Times” njoftoi të hënën se Bashkimi Evropian po përgatitet për një vizitë të mundshme nga Presidenti ukrainas Zelensky për të mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropian.

Shtetet e Bashkuara dhe qeveri të tjera perëndimore kanë premtuar ndihma të reja ushtarake prej miliarda dollarësh, përfshirë tanke dhe autoblinda për të ndihmuar Ukrainën që të përballojë sulmet e reja dhe për të organizuar një kundërsulm.

“Jo të gjitha armatimet perëndimore do të mbërrijnë në kohë”, tha ministri ukrainas i mbrojtjes. “Por ne jemi gati. Kemi mbledhur burimet dhe rezervat e duhura, me të cilat kemi mundësinë për të sulmuar dhe për të zmbrapsur sulmet”./VOA

Disa nga të dhënat për këtë artikull u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press, Reuters, dhe Agence France-Press.

Rrëfimi i pjesëtarëve të Wagnerit rus që u zënë rob nga ukrainasit: Nëse nuk je dakord me urdhrin, thjesht vritesh!

Beteja për qytetin ukrainas Bakhmut, ka qenë skenë e luftimeve më të ashpra në luftën e Rusisë kundër Ukrainës për muaj të tërë.

Forcat ruse atje përbëheshin kryesisht nga grupi paraushtarak Wagner, një grup mercenar i përforcuar me të burgosur nga kolonitë famëkeqe të Rusisë.

CBS News u takua me dy nga ata mercenarë, ose të burgosur, burra që u kapën në lindje të Ukrainës, dhe tani mbahen nga inteligjenca ushtarake ukrainase.

Njëri prej tyre, Sergei, po vuante pothuajse gjysmën e një dënimi 19-vjeçar për vrasje, kur shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, vizitoi burgjet dhe u tha të dënuarve: “Shërbeni gjashtë muaj në vijën e parë për Rusinë, dhe më pas mundeni të dilni të lirë”.

“Më është dashur të largohem nga burgu në një mënyrë ose në një tjetër. Dhjetë vjet është një kohë e gjatë”, tha Sergei për CBS News.

Ai pranoi ofertën e Prigozhinit dhe zgjodhi të luftonte në vijën e parë në këmbim të lirisë dhe parave. Pothuajse i vetëdijshëm se lufta ishte ndezur në Ukrainë, thotë ai, Sergeit iu tha se do të luftonte me të huajt atje.

“Mercenarë amerikanë, mercenarë polakë, francezë… na thanë se ishin nazistë”, tha ai.

Vlad, pjesëtari i dytë i Wagnerit, kishte vuajtur tashmë dy vjet nga dënimi i tij tre-vjeçar për sulm, por premtimi për lirim të parakohshëm, dosje e shlyer dhe një pagë prej 3,500 dollarëve, rezultuan joshëse.

Pas vetëm dy javësh stërvitje, tha ai, u dërgua për të luftuar tanket ukrainase vetëm me një mitraloz.

“Vëllezërit tanë u vranë në një numër të madh. Kishte male me trupa”, theksoi ai.

Prigozhini u filmua së fundmi duke ekzaminuar disa prej këtyre trupave, të grumbulluar në një morg të improvizuar pranë vijës së frontit. Destinacioni përfundimtar i luftëtarëve të rënë është një varrezë e veçantë e Wagner në Rusi, tashmë e mbushur me varre të sapo gërmuara.

Vlad tha se disa rekrutë të rinj refuzojnë të luftojnë, pasi shohin se çfarë po ndodh në front, por atëherë kjo nuk është më një opsion.

“Thjesht të vrasin, kaq. Nëse nuk je dakord me urdhrin, thjesht vritesh”, shtoi ai.

Ai i tha CBS News se i pa nga dora e parë. “Një nga luftëtarët ishte shumë i frikësuar për të luftuar. E detyruan të gërmonte varrin e tij dhe e qëlluan”, tha ai.

Vlad pretendon se ka parë tre shokë të ekzekutuar me plumba në kokë, por këmbëngul se ai nuk ishte i përfshirë: “Ka njerëz të trajnuar posaçërisht për këtë, një grup sigurie që do t’ju bëjë gjithçka”.

Të dy Wagnerët tani pretendojnë se janë mashtruar dhe dërguar në vijën e parë.

Gjithçka që na thanë ishin gënjeshtra të pastra. Ukrainasit nuk donin të na vrisnin – ne erdhëm në Ukrainë për t’i vrarë”, tha Sergei.

Ata këmbëngulin se nuk kanë kryer krime lufte dhe se të dy nëse mund ta kthenin kohën pas, do të zgjidhnin brutalitetin e një qelie burgu rus në vend të masakrës në fushëbetejën ukrainase.

Edhe pse treguan gjithçka për terrorin që Wagner bëri gjatë luftës, CBS shkruan se ata nuk shfaqën asnjë emocion në atë dhomë të ftohtë dhe të errët. Kur Vlad u pyet se si ndihej për gjithçka që kishte parë dhe përjetuar, përgjigja e tij ishte rrëqethëse. “Sinqerisht,” tha ai, “asgjë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të vizitojë Brukselin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po shqyrton një vizitë në Bruksel , thanë të hënën DPA, stafi i shumtë i Parlamentit Evropian.

Një zyrtar nga legjislatura e BE-së i tha DPA “për gjasat” e një seance speciale të parlamentit të enjten me presidentin ukrainas të pranishëm.

Udhëheqësit e BE-së priten në Bruksel të njëjtën ditë për një samit të liderëve. Zelensky gjithashtu pritet të marrë pjesë.

Vizita e Zelensky, e dyta që presidenti ukrainas udhëton jashtë vendit që kur Rusia pushtoi vendin e tij pas një vizite në Uashington dhjetorin e kaluar.

Asnjë konfirmim përfundimtar nuk do të jepet për arsye sigurie. Nuk kishte asnjë konfirmim fillestar për vizitën e Zelensky nga Kievi.

Të premten, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel vizituan Kievin për samitin BE-Ukrainë për të treguar solidaritet dhe mbështetje për vendin.

Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian konsiderohet aleati më i afërt i Ukrainës. BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë ofruar rreth 50 miliardë euro (53.6 miliardë dollarë) ndihmë deri më sot.

Përveç ndihmës ushtarake dhe civile për Ukrainën, BE ka vendosur raunde të shumta sanksionesh ndaj Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat