3000 ushtarë rusë janë dorëzuar muajin e kaluar përmes një linje telefonike

Bota

3000 ushtarë rusë janë dorëzuar muajin e kaluar përmes një linje telefonike

Më: 8 prill 2023 Në ora: 08:23
Vitaly Matvienko

Kjo shifër përfaqëson një rritje të mprehtë të numrit të trupave ruse që bëjnë thirrje për t’u dorëzuar para ushtrisë ukrainase, tha një zëdhënës i linjës telefonike.

Vitaly Matvienko deklaroi se këtë muaj tre mijë ushtarë rusë kanë thirrur për t’u dorëzuar, e cila gjë është sa dyfishi i muajit shkurt.

Ukraina beson se rritja mund të lidhet me një kundërofensivë të raportuar ukrainase, e cila mendohet gjerësisht se do të nis në pranverë.

“Operacioni kundërsulmues i Ukrainës në terren nuk ka filluar ende, por efekti tashmë po jep rezultate”, thuhet në një raport.

Linja telefonike “Dua të jetoj” u prezantua në muajin shtator të vitit 2022, raporton skynews.

Rusëve që thirrën u premtohet se do të mbahen në përputhje me Konventën e Gjenevës. Mendohet se mbi 10 mijë rusë deri më tani janë dorëzuar përmes kësaj linje telefonike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat