SHBA-ja paralajmëron tarifa të reja ndaj BE-së, Kinës dhe partnerëve të tjerë tregtarë

Bota

SHBA-ja paralajmëron tarifa të reja ndaj BE-së, Kinës dhe partnerëve të tjerë tregtarë

Nga: A.SH. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 14:43
Donald Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar një sërë tarifash të reja ndaj disa prej partnerëve të tyre më të mëdhenj tregtarë, përcjell Bota sot.

Tarifat po vendosen pas një hetimi të zhvilluar në bazë të Seksionit 301, i cili lidhet me kapacitetet e tepërta strukturore dhe prodhimin në sektorët industrialë.

Hetimi përfshin Kinën, Bashkimin Evropian, Singaporin, Zvicrën, Indonezinë, Malajzinë, Kamboxhian, Tajlandën, Korenë e Jugut, Vietnamin, Tajvanin, Bangladeshin, Japoninë dhe Indinë.

Normat e tarifave do të ndryshojnë në varësi të shtetit dhe produkteve të përfshira.

Kina përballet me tarifat më të larta, deri në 40 për qind, e ndjekur nga Vietnami me deri në 35 për qind, ndërsa vendet e tjera do të përballen me tarifa prej 20 ose 25 për qind.

Megjithatë, ndikimi i disa prej këtyre tarifave pritet të jetë më i kufizuar, pasi do të zbatohen kufizime maksimale për normat tarifore, në bazë të marrëveshjeve që presidenti amerikan Donald Trump ka arritur më herët me disa prej këtyre vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat