Takimi i 50-të mes Putinit dhe Xi Jinpingut

Bota

Takimi i 50-të mes Putinit dhe Xi Jinpingut

Nga: A.SH. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 07:28
Putini dhe Xi Jinpingu

Kremlini e cilëson takimin trepalësh mes Vladimir Putinit, Xi Jinpingut dhe Donald Trumpit si ngjarjen kryesore të samitit të APEC-ut këtë javë, përcjell Bota sot.

Por, para takimit trepalësh, Putin dhe Xi Jinping, së bashku me delegacionet e tyre, janë takuar në margjinat e samitit. Ky është një takim që dy liderët e kanë zhvilluar shumë herë më parë.

“Shoku im i vjetër, është simbolike që ky është takimi ynë i 50-të personal”, i tha lideri kinez presidentit rus, duke shtuar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës “sjellin më shumë stabilitet dhe siguri në një botë të trazuar e kaotike”.

Liderët perëndimorë e akuzojnë Rusinë për shkaktimin e destabilitetit dhe trazirave përmes luftës në Ukrainë. Megjithatë, Pekini nuk ka bërë kritika të tilla publike ndaj Moskës, duke dëshmuar afërsinë dhe mbështetjen mes dy aleatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat