Navalny: Katër dallimet që do sjellin përplasjen mes Trump dhe Putin - Bota Sot
Navalny: Katër dallimet që do sjellin përplasjen mes Trump dhe Putin

Bota

Navalny: Katër dallimet që do sjellin përplasjen mes Trump dhe Putin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 shkurt 2017 Në ora: 15:06
Kremlini

Edhe pse ekziston euforia rreth miqësisë së re mes Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë, së shpejti mund të vijë nderi te zhgënjimi. Kështu mendon opozitari rus, Alexej Navalny, i cili rëndit pikë për pikë premtimet e Trump dhe politikat e Putinit, shkruan botasot.info.

Trump ka kërkuar rritjen e prodhimit të naftës në SHBA - eksportuesja e naftës Rusia kërkon zvogëlim të prodhimit që të mundësohet rritja e çmimit të naftës, sëpaku ashtu siç ishte më parë.
Trump kërkon armatosje më të madhe të SHBA - Rusia në anën tjetër nuk mund të përballojë një garë të re armatimesh.

Trump si zv.president ka vendosur një mbështetës të zjarrtë të sistemit raketor amerikan në Europën lindore - Rusia në këtë pikë reagon në mënyrë alergjike.
Trump shfaq frikë nga Islami - Putini mendon të kundërtën, ortodoksët rusë janë më të afërt me muslimanët sesa me krishterët e perëndimit.

Por mbi të gjitha politika e jashtme amerikane dhe ruse funkcionojnë shumë ndryshe nga njëra tjetra. Nëse në SHBA aleancat krijohen brenda disa dekadash dhe për të vendoset në Kongrese, në Rusi kjo vendoset vetëm nga një person. Brenda gjashtë muajsh Kremlini shpalli shtetin miqësor turk nga armikun numër një në mikun gjeostrategjik./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...