Jep dorëheqje Ambasadori i SHBA-ve në Panama

Bota

Jep dorëheqje Ambasadori i SHBA-ve në Panama

Më: 12 janar 2018 Në ora: 19:53
John D Feeley

Ambasadori i SHBA-ve në Panama ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke i shkruar në një letër dorëheqjeje Departamentin e Shtetit, ku ka theksuar se ai nuk mund të shërbejë më në administratën Trump, raporton Independent.

Departamenti i Shtetit i SHBA konfirmoi largimin e John D Feeley, duke thënë se ai vendosi të "dalë në pension për arsye personale, që nga 9 marsi i këtij viti".

"Uunë nënshkrova një betim për t’i shërbyer me besnikëri Presidentin dhe administratës së tij në një mënyrë apolitike, edhe kur nuk mund të pajtohem me politika të caktuara... Instruktorët e mi më bënë të qartë se nëse besoja se nuk mund ta bëja këtë, unë do të isha i nderuar që të jepja dorëheqjen. Kjo kohë ka ardhur”, thuhet mes tjerash në letrën e dorëheqjes së ish ushtarakut, i cili para se të bëhej diplomat, pilotonte helikopterët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat