"Ju lutem ma gjeni vajzën!"- çfarë deklaroi në polici shqiptari që vrau të bijën - Bota Sot
"Ju lutem ma gjeni vajzën!"- çfarë deklaroi në polici shqiptari që vrau të bijën

Diaspora

"Ju lutem ma gjeni vajzën!"- çfarë deklaroi në polici shqiptari që vrau të bijën

Më: 3 janar 2019 Në ora: 13:42
Angjelina Petro

Policisë greke ju deshën 7 orë marrje në pyetje për të "thyer" 52 vjeçarin shqiptar dhe të pranonte vrasjen e të bijës 29 vjeçare.

Gjatë marrjes në pyetje të tij, 52 vjeçari shqiptar iu lut policisë që të bënin diçka për të gjetur vajzën e tij.

"Ju lutem më ndihmoni të gjej fëmijën tim", mësohet të jetë shprehur ai në vijimësi gjatë orëve të marrjes në pyetje, por në fund, pranoi krimin dhe duke rrëfyer dhe vendin ku e kishte varrosur të bijën.

Familja shqiptare jetonte prej vitesh në ishullin e Korfuzit, ndërsa 29 vjeçarja shqiptare ishte lidhur me një të ri afgan, i cili jetonte gjithashtu në Korfuz prej vitesh.

I dashuri i saj, mësohet të ketë deklaruar në polici, se vajza nuk kishte asnjë kontakt me nënën e 15 vitet e fundit dhe i njeriu i vetëm që e kishte rritur dhe edukuar, ishte babai i saj.

Ai ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga Korfuzi prej vitesh dhe mendohet se jeton në Shqipëri.

Tashmë, kundër 52 vjeçarit shqiptar është hapur dosja për vrasje me dashje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...