Itali/ Dy shqiptarët e kokainës, i futi në kurth italiani - Bota Sot
Itali/ Dy shqiptarët e kokainës, i futi në kurth italiani

Diaspora

Itali/ Dy shqiptarët e kokainës, i futi në kurth italiani

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Policia italiane në L’Aquila ka arrestuar 2 shqiptarë dhe një italian, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Arrestimet e shqiptarëve dhe të italianit kanë ardhur pas një hetimi të gjatë kundër të treve.

Për italianin e arrestuar, dyshimet janë se ka qenë i infiltruar dhe madje pjesë e hetimeve për dosjen ndaj dy shqiptarëve.

Gjatë hetimit, janë kapur doza kokaine, të cilat ishin bërë gati për t’u shitur.  I arrestuari, L.A lindur në vitin 1989 dhe L.D shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në shtetin italian, konsiderohen përgjegjës për transport kokaine të sasive të ndryshme në kohë të ndryshme, raportojnë mediat italiane.

Pavarësisht se shqiptarët kishin përdorur metoda të ndryshme për të mos rënë në sy të agjentëve, ata janë prangosur tashmë. Akuzë për tregti me drogë është ngritur edhe kundër një shtetasi italian. Tashmë të gjithë të akuzuarit do të përgjigjen përpara drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...