24-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në makinë. Policia dyshon se…

Diaspora

24-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në makinë. Policia dyshon se…

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 11:53
Ilustrim

Një shqiptar 24-vjeçar u gjet i vdekur në makinën e tij në Itali një ditë më parë. Sipas mediave italiane makina e të riut shqiptar ishte parkuar në San Donà di Piave.

Mësohet se shqiptari jetonte në zonën e Pordenones dhe sipas hetimeve të para nga policia, vdekja mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë droge.

Megjithatë, do të nevojitet një autopsi për të konfirmuar këtë, edhe pse hetimet janë orientuar pikërisht në këtë pistë. Djali shqiptar nuk ka pasuar asnjë precedent të mëparshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat