Theri me thikë tre vajzat e saj të mitura, çfarë ka ndodhur me nënën shqiptare

Diaspora

Theri me thikë tre vajzat e saj të mitura, çfarë ka ndodhur me nënën shqiptare

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 18:15
Edlira Çopa

Kur kanë kaluar 5 vite nga krimi, Edlira Çopa është rikthyer në liri, edhe pse të pjesshme. Nëna me origjinë shqiptare, e cila në mars të vitit 2014 vrau me thikë tre vajzat e saj, në shtëpinë e tyre në Bergamo, Itali përfundoi programin e saj të rehabilitimit në ish-spitalin psikiatrik në Castiglione delle Stiviere dhe më 1 qershor është kthyer në gjysmë liri, e strehuar në një strukturë të mbrojtur në krahinën e Leccos.

Kanë kaluar pak më shumë se pesë vjet që nga mbrëmja mes 8 dhe 9 marsit 2014, kur në një “kurth çmendurie” Edlira vrau me thikë Simonën 13 vjeçe, Keisi, 10 vjeçe dhe Sidny vetëm 3 vjeçe, duke tentuar më pas të vriste edhe veten. Ajo u përpoq të hidhej nga shkallët por u ndalua nga karabinierët.

Nëna me origjinë shqiptare, e cila tani është dyzet e dy vjeç, u diagnostifikua nga ekspertiza si krejtësisht e paaftë për të kuptuar dhe për të dëshiruar, dhe si e tillë, as e dënueshme për vrasjen e trefishtë.

“Vajzat e mia të vogla nuk janë më”. “Ku janë Elda, janë nisur? Janë në Shqipëri?”. “Jo, i kam vrarë”. Këto kishin qenë fjalët e para të thëna nga Edlira, rrëfimi i parë i asaj çmendurie horror tek një fqinjë tek e cila kishte shkuar në mëngjes herët dhe i kishte rënë ziles së shtëpisë.

Gjatë marrjes në pyetje për herë të parë, në Repartin e Reanimacionit të Spitalit të Leccos, Edlira kishte thënë se “në Itali ka mafiozë. E bëra për të parandaluar që vajzat e mia të përfundonin keq”.

Edlira ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Bashkim Dobrushi dhe për këtë arsye kishte frikë se vajzat e saj mund të vuanin për shkak të vështirësive ekonomike.“Një arsyetim absurd me logjikën e saj, i çmendur po, por me pasoja – kishte thënë Prokurori Walter Mapelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat