Ndahet nga jeta në moshën 88, vjeq David Binder, Kronikani në Luftën e Ftohtë dhe Pasojat e saj

Diaspora

Ndahet nga jeta në moshën 88, vjeq David Binder, Kronikani në Luftën e Ftohtë dhe Pasojat e saj

Nga: Beqir SINA - New York Më: 3 korrik 2019 Në ora: 21:36
David Binder

“Uashingtoni i shtypit të lirë - "krimet gazetareske" të kryera gjatë raportimit të tij mbi luftërat e Ballkanit të viteve 1990, Ish -gazetari i pensionuar i Neë York Times, David Binder, fitues i çmimit Pulitzer 1993 për Raportimin Ndërkombëtar, shërbimin e tij gazetaresk si për New York Times, ashtu edhe për Nju Jork Neësday : "Duhet, në të gjitha drejtësi dhe ndershmëri, të revokohet".

NEW YORK CITY : Korrespondenti i New York Times, David Binder, prej vitit 1966, i cili kronoloi Luftën e Ftohtë në Evropë, per me shume se 40 vite prej me shpërbërjen e bllokut sovjetik në Lindje të Europës, dhe korrespondenti i luftërave të tmerrshme civile në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, vdiq të dielën, më 30 qershor 2019, në shtëpinë e tij në Evanston, Illinoi.

Ai ishte 88 vjeç

Gruaja e tij, Helga, tha se shkaku i vdekjes së tij , ishte sëmundja e veshkave në fund të fundit.

Gazeta më prestigjoze në botë – New York Times, gazeta që ai shërbeu si korrespondet i saj për disa dekada – shkruan sot se ai ishte një gazetar i shqetësuar dhe i pamëshirshëm kudo ku ndodhte ngjarja.

Z. Binder, mbuloi ndërtimin e Murit të Berlinit në vitin 1961 dhe shkatërrimin e tij në vitin 1989 – Bookends, dhe kështu, ai do të kujtohet për qindra raportet e tij mbi tensionet nga Lindja dhe Perëndimi nën regjimet komuniste në Gjermaninë Lindore, Poloni, Çekosllovaki, Hungari, Rumania, Bullgaria, Shqipërinë, dhe ish Jugosllavinë, që nuk egziston më pas shkërrmoqjes së saj.

Në fillim të viteve 1990, kur Gjermania u ribashkua dhe paqja u kthye në pjesën më të madhe të Evropës, z. Binder, u kthye në Ballkan, për të mbuluar luftërat që përfshinë ish Jugosllavinë në masakra, përdhunime masive dhe gjenocid, duke vrarë mbi 200,000 njerëz, dhe duke përzene ne baza etnike miliona të tjerë nga shtëpitë e tyre. Ai intervistoi viktimat civile te ketyre luftëtarëve, luftetaret dhe komandantet, si dhe udhëheqësit e tyre, përfshirë edhe kriminelët serbë të akuzuar per krime të luftës, deri te Slobodan Millosheviç dhe gjeneralin Ratko Mlladiç.

Millosheviçi, ish-president i Serbisë, vdiq në burg më 2006 dhe gjenerali Mlladiç u dënua në vitin 2017 për krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë.

Fletet e Pasaportes e zotit Binder, u permblodhen ne një fishe e gjatë letre prej tetë feet – këmbë, e faqeve të vulosura me viza të tokave të trazuara prej raporteve te tij – që përfshijnë më shumë se 2,600 artikuj dhe komente, në një karrierë 43-vjeçare vetem me “The New York Times” -Matëriale, këto që legjëndës së gazetarisë i ofruan njohuri për diktatorët dhe politikat e tyre dhe përshkrimet në rutinat e përditshme të jetes se qytetarëve që përballeshin deri me mungesa ushqimore, përndjeket, dhe përgjigjimet, nga përkujtesat e rreziqeve për të sfiduar sundimin komunist.

"Për gjermanët lindorët, Muri ishte një makth, i tmerrshëm", shkroi ai pasi për herë të parë e kaloi Murin e Berlinit.

Kalimin e kufirit në vendet komuniste, në Gjermaninë Lindore, Poloni, Çekosllovaki, Hungari, Rumania, Bullgaria, Shqipërinë, dhe ish Jugosllavinë- vende këto ku ai shërbeu si korrespondent I NYT, për më shumë se katër dekada, ai e përshkruan kështu : "Të dëshpëruarit dhe kundërshatarët e regjimit komunist, mendojnë vetëm për ikjen (arratisjen nga vendi i tyre): notojnë me kilometra nëpër ujërat e akullta, te liqeneve apo lumejve nderkufitar, ose duke vrapuar mes pyjeve me fytyrë nga armët e zjarrit të rojeve të kufirit, ose duke vrapuar nëpër fusha të hapura natën nën dritën e prozhektorve të kërkimit, duke u përpjekur për të kaluar edhe mes fijeve me tela me gjemba, duke zvarritur edhe nëpër kanalizime, deri te ato të ujrave të qelbura. Disa kishin fat, nderkohe të pa fatët ose të shumëtët prej tyre, ose u arrestuan dhe u torturuan nëpër burgjet e diktaturës komuniste, ndërsa, kishte edhe nga që trupat e tyre u mbushën me plumba nga armët e zjarrit të rojeve vigjilente të kufirit ".

Z. Binder, mbuloi Evropën Lindore dhe Jugosllavinë nga 1963 në 1966, përfshirë edhe Shqipërinë , duke raportuar nga vendet fqinje të saj. Për Jugosllavinë , ai u përqendrua në qeverinë socialiste të kryetarit të atëherësh Marshallit Tito të Jugosllavisë, i cili sfidoi hegjemoninë sovjetike, dhe udhëhoqi kombet joaligned në Luftën e Ftohtë dhe tregoje shepesh her mbi spastrimet, dezertimet dhe per rritjen ekonomike, qe simbas tij pati ngritje të madhe, po qe se do të krahasohej me nivelin e jetës pas vendeve të Perdes së Hekurt : në Hungari, Bullgari, Rumani dhe Shqipëri.

Ai pasi u transferua në Bonn, ish -kryeqyteti i Gjermanisë Perëndimore, në vitin 1967, mbuloi kryengritjen e Pranverës së Pragës në Çekollovaki, me Dumcekun – Revolucion i cili u shtyp nga forcat e ushtrisë së kuqe të Bashkimit Sovjetik dhe të Traktatit të Varshavës.

Z. Binder, ka qenë shumë i afërt me Willy Brandt, Kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, i cili u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1971 për përpjekjet e pajtimit të tij Lindje-Perëndim. Midis shumë librave të zotit Binder ishte "The Other German: Life The Times and Willy Brandt", botuar në vitin 1976.

Ai gjithashtu shkroi mbi autoritetin e udhëheqësit të Gjermanisë Lindore Walter Ulbricht, i cili u rrëzua në vitin 1971 dhe vdiq në vitin 1973, dhe ishte nga të vetmit gazetar amerikan që raportoi drejtpërsëdrejti nga Bukureshti, për Nikolae Ceausescun, diktatorin rumun, të cilin ai e intervistoi në vitin 1986 për “The New York Times”, dhe raportoi tre vjet më pasë për pushkatimin e tij dhe gruas nga një gjykat ushtarake e ngrituar posaqërisht për dënimin e tyre.

Z. Binder u transferua në zyrën e Uashingtonit të prestigjozes “The New York Times” si një korrespondent diplomatik dhe European,deri në vitin 1973, duke shërbyer nga redaksia dhe lënë terrenin. Ai shpesh u kthye në Europë, në vitet 1980 për të raportuar mbi zhvillimet në vendet e bllokut sovjetik dhe në vitet 1990 për të mbuluar ribashkimin e Gjermanisë; rënia e regjimeve komuniste në Shqipëri, Rumani dhe Bullgari; dhe luftërat civile në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Ndërsa Jugosllavia u shpërbë në 1991, ai qëlloi të ishte i bllokuar së bashku forcat kroate në një rrethim pesë-ditor të bombardimeve dhe plumbave të armëve të zjarrit nga snajpert, vendosur në kalatat në portin e Adriatikut në Dubrovnik.

"Bombardimet e forcave federale Jugosllave janë më të rëndat që kam parë ndonjëher godtije të forta dhe të fuqishme me : top, mortaja, raketa, raketa flak hedhëse", shkroi ai sapo nisën bombardimet dhe nise lufta mes Kroacisë së Tuxhmanit dhe Jugosllavisë që po hspërbëhej të Millosheviqit, : "Bombardimet e fuqishme filluan pak para agimit. Shpërthime të frikshme e të fuqishme u dëgjuan në të katër anët ".

Ralph Blumenthal, një ish-koleg i tij që shkruante për “The New York Times”, kujton se z. Binder, ishte "një dashamirës i madh i Ballkanit" duke vënë në dukje se ai me shërbimin si korrespondent atje, e kishte përthithur historinë dhe kulturën e rajonit për dekada dhe ishte thellësisht i prekur nga fatkeqësia e luftërave atje. Libri i tij i fundit, "Fare Well, Illyria" (2014), ishte një kujtim për politikanët, poetët, artistët, peshkatarët, fermerët dhe miqtë e tij të shumtë prej Ballkanit.

David Binder, ka lindur në Londër më 22 shkurt 1931, një nga katër fëmijët e prindërve amerikanë, Abner Carroll dhe Dorothy Walton Binder. Babai i tij ishte një redaktor i lajmeve dhe korrespondent i gazetës së njohur “The Chicago Daily News”. Një vëlla më i madh, i tij Carroll Jr, një marinës në një bombardues, u vra në Luftën e Dytë Botërore. David, Carroll Jr dhe motrat e tyre, Mary dhe Deborah, i cili ishte binjak i Davidit, u rritën në Highland Park, të Illinoit.

Davidi ndoqi shkollën St. George në Bucks County, Pensilvenia , dhe u diplomua nga Harvardi në vitin 1953.

Pas një viti si bursant i Fulbright shkoi në Universitetin e Këlnit në Gjermani, ku prej atje ai ishte dhe si gazetar i gazetës “ The Louisville Times” në Kentaki. Ai po ashtu punojë edhe me gazetën “The London Daily Mail” të Londrës, si korrespondent i saj nga Berlini në 1959 dhe më vonë ishte një redaktor për gazetën “The Minneapolis Tribune”.

Z. Binder u bashkua me “The New York Times” në 1961 dhe u dërgua si correspondent në Gjermani. Megjithëse u tërhoq në vitin 1996, ai kontribuoi me artikuj të pavarur dhe raportonte deri në vitin 2004, shpesh për kronologjinë e historianëve të shquar dhe ekspertëve të politikës së jashtme, amerikane por veqanërisht atyre të Ballkanit që I njihte në bazë të eksperiencës mjaft mirë.

Z. Binder, gjithashtu shkroi për bashkimin e Kombit Gjerman, Republikën e Re, Tremujorin e Mesdheut dhe botimet në Gjermani dhe Jugosllavi. Librat e tij të tjerë përfshijnë "Berlin: Lindja dhe Perëndimi në Piktura", botuar në vitin 1963.

Ai dotë mbetët përgjithmon një nga më të kërkuarit dhe studiuarit me korrespondecat e tij për 40 vjet për historinë dhe gjeopolitikën e Ballkanit, Gjermanisë dhe vendeve të Evropës Lindore.

Z. Binder në vitet e fundit dha leksione në Universitetin e Kolumbias, Universitetin e Indiana dhe gjetkë.

. "E kam të vështirë të mbaj mend fjalimet e mëdha të burrave të mëdhenj, apo ndryshimet e udhëheqësve të partisë apo reformat ekonomike në atë kohë", do të shkruante ai pas përfundimit të një detyre te gjate disa vjecar si korrespondent. " Por, ajo që qëndron në mendjen time - është kujtimi i njëqind takimeve të ngrohta me evropianë lindorët ".

Z. Binder, ishte i martuar me Helga Ëagner, një mjeke gjermane lindore, në vitin 1959. Përveç gruas së tij, ai është babai i tre vajzave, Julia, Andrea dhe Alena Binder, dhe Gjyshi i gjashtë nipër e mbesa.

SHBA dyshon se kryeministri shqiptar është vrarë

Nga David Binder “NYT”

Uashington, 2 janar 1982 – Zyrtarët e qeverisë së Shtetet e Bashkuara, besojnë se kryeministri shqiptar Mehmet Shehu është vrarë muajin e kaluar, dhe nuk ka kryer vetëvrasje, sikurse pohoi Radio Tirana.
Amerikanët thanë se nuk i shpërfillin raportet e shtypit jugosllav, sipas të cilave kryeministri Mehmet Shehu u vra gjatë një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Megjithatë, ata thanë se nuk kishin parë prova për raporte të tilla. Botimi i kësaj jave i “Nin”, një revistë e përjavshme e Beogradit, foli për “dyshime” se zoti Shehu, udhëheqësi më jetëgjatë i rangut të dytë në Shqipëri pas Enver Hoxhës, shefit të partisë, kishte rënë viktimë e një “larje hesapesh në nivelin e lartë drejtues”.

Duke cituar burime të paspecifikuara perëndimore, “Nin” tha se një mbledhje e Komitetit Qendror ishte zhvilluar mbrëmjen e 17 dhjetorit, dhe se gjatë saj kishte pasur një konflikt midis zotit Hoxha dhe zotit Shehu.

Burime perëndimore raportuan për revistën, se mbledhja ishte thirrur për të diskutuar përfshirjen më të madhe të Shqipërisë në tregtinë me Perëndimin. Zoti Shehu, si kreu i qeverisë, thuhej se favorizonte lidhje më të ngushta me Perëndimin, ndërsa kjo thuhej se kundërshtohej nga zoti Hoxha.

“Nin” tha se në një javë para vdekjes së tij, zoti Shehu u takua me delegacionet tregtare greke dhe rumune, si dhe disa ambasadorë perëndimorë. Revista arrin në përfundimin se ai “ose u detyrua të kryejë vetëvrasje ose u vra”.

Zyrtarët amerikanë thanë se besimi i tyre se 68-vjeçari Shehu kishte qenë viktimë e një loje të gabuar, u bazua në atë që ata e interpretuan si një trajtim të ashpër të vdekjes së tij nga Radio Tirana. Gazetat shqiptare që raportojnë mbi ngjarjen, nuk kanë arritur ende në Perëndim.

 
Citohet “kriza nervore”

 

Në orën 7 të mëngjesit të 18 dhjetorit, Radio Tirana transmetoi një njoftim të Partisë Komuniste dhe qeverisë shqiptare se “mbrëmjen duke u gdhirë 18 dhjetori 1981, në një moment krize nervore, shoku Mehmet Shehu, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror dhe kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, vrau veten”. Kjo u pasua nga një nekrologji e shkurtër.

“Kaq e pati”- tha një analist. Një tjetër vuri në dukje se në dallim nga praktika zakonore në vendet komuniste, në nekrologji nuk u tha asnjë fjalë lavdëruese për zotin Shehu. “Nin” e Beogradit tha se Radio Tirana “nuk transmetoi më lajme lidhur me ngjarjen”, dhe se programet përfshirë edhe ato muzikore “vazhduan si zakonisht”.

Si jugosllavët ashtu edhe amerikanët, thanë se nuk kishte asnjë tregues të mëparshëm të një përçarjeje midis zotit Shehu dhe zotit Hoxha. Ata risollën në vëmendje faktin që në një kongres të partisë në muajin nëntor, zoti Shehu mbajti një fjalim të gjatë pas fjalimit të zotit Hoxha.

 

Treguesit e mëhershëm të tensionit


Por amerikanët thanë se kishin vënë re shenja në shtypin shqiptar për tensione në udhëheqjen komuniste, lidhur me planin e ri pesëvjeçar, i cili u miratua pas vonesave të konsiderueshme në kongresin e nëntorit. Ata përmendën gjithashtu një artikull kritik në numrin e tetorit të revistës partiake “Rruga e Partisë”, ndaj politikës së izolacionizmit.

Por amerikanët thanë se nuk zotëronin ndonjë dëshmi që zoti Shehu dhe zoti Hoxha, të kishin pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje. Vdekja e zotit Shehu hap tashmë çështjen e pasardhësit, si në postin e kryeministrit, dhe në fund të fundit edhe të Sekretarit të Parë të Partisë.

Zoti Hoxha, i cili është 73 vjeç, ka qenë i sëmurë. Zyrtarët amerikanë, mendojnë se një pasues logjik i zotit Shehu si kreu i qeverisë do të ishte Adil Çarçani, një zyrtar ekonomik i cili ka qenë zëvendëskryeministri i parë që nga viti 1974.

Revista “Nin”, përmendi gjithashtu Ramiz Alinë, një ish-udhëheqës i rinisë komuniste dhe ministër i Arsimit, i cili ka qenë zyrtari i dytë në sekretariatin e partisë. Parlamenti është planifikuar të mblidhet më 14 janar, dhe ndryshimet në përbërjen e qeverisë mund të shpallen në atë kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat